Aleksandër Çipa: Në tre vite janë shtuar 13 media online që financohen nga shtete të tjera

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kohët e fundit, media shqiptare ka pësuar një rritje të konsiderueshme të numrit të tyre dhe si rrjedhojë edhe dezinformimi i qytetarëve është akoma edhe më i madh.

Rreth kësaj teme, Kryetari i Unionit të Gazetarëve Shqiptarë, Aleksandër Çipa në emisionin “Ilva Noë” në ‘Euroneës Albania’ u shpreh se dezinformimi vjen kryesisht nga mediat online.

Çipa shtoi se në bazë të dhënave që ka unioni, vihet re se në tre vitet e fundit krahas mediave shqiptare, janë shtuar gati 13 media, të cilat financohen nga shtetet e tjera.

Ai tha se tipologjia e këtyre mediave shfaqet në formën e seksioneve në gjuhën shqipe të mediave ndërkombëtare. Sipas tij, financimet në këto media vijnë kryesisht nga Rusia, Turqia, Italia dhe Irani.

“Në mënyrë specifike realitetin e mediave online, problemet e medias online janë më të mëdha se mediat tradicionale në Shqipëri.

Mediat online, të cilat mund të vlerësohen për një sqimë profesionale janë ende të pa rëna në sy në tregun e informimit, por megjithatë duhet të pranojmë një fakt, në tre vite se në spektrin e mediave online shqiptare kanë ardhur gati 13 media online nga vendet e tjera, që financohen nga vende të ndryshme, edhe vendet ndërkombëtare.

Ato mund të konsiderohen tip seksioni në gjuhën shqipe të mediave ndërkombëtare, ato janë si Rusia, Turqia, Kina, Italia, Irani. Kjo është një gjë që nuk ka rënë në sy,” tha Çipa.

Të fundit

Meloni, Vance dhe Von der Leyen nisin dialogun BE-SHBA

Një takim i nivelit të lartë u zhvillua sot në selinë qeveritare italiane, ku kryeministrja Giorgia Meloni priti zëvendëspresidentin...

Monika Kryemadhi ndryshon profesion, merr pjesë si aktore filmi

Pas një muaji intensiv ku çdo ditë bëri fushatë për ish-bashkëshortin e saj, Ilir Metën, Monika Kryemadhi si i është rikthyer sërish “planeve” të...

Ukraina ngre alarmin: Rusia kreu sulmin më të madh me dron që nga fillimi i pushtimit

Ukraina thotë se Rusia ka nisur sulmin e saj më të madh me dronë që nga fillimi i pushtimit në shkallë të plotë, duke...

Berisha takon Presidentin e IDU në Bruksel: E njoha me farsën zgjedhore

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka zhvilluar një takim ditën e sotme me Presidentin e IDU-së, Stephan Harper, në Bruksel. Lajmin e ka bërë...

Mori rreth 23 mijë vota, Gonxhe: “Nuk kam detyruar askënd”

Një ndër njerëzit që u votuan më së shumti në zgjedhjet e 11 Majit ka qenë ministri Blendi Gonxhja. Mbi 22800 qytetarë të Tiranës...

Lajme të tjera

Web TV