Trajneri i Anglisë, Sauthgejt, i përqendruar tek Polonia dhe Hungaria, por kërkon kujdes

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Trajneri i Anglisë kërkon sidoqoftë kujdes përballë Shqipërisë. Trajneri i Anglisë, Gareth Sauthgejt, ka folur për mediat pas hedhjes së shortit për eliminatoret e “Katar 2022” ku skuadra e tij do të përballet në grupin I me Poloninë, Hungarinë, Shqipërinë, Andorrën dhe San Marinon. Sigurisht, vëmendjen kryesore në deklarat e tij e ka marrë Polonia dhe Hungaria, por edhe nuk ka pranuar të nëvlerësojë kundërshtaret e tjera të grupit.

Polonia padyshim që është një skuadër shumë e mirë, ndërsa Hungaria sapo siguroi ngjitjen në nivelin më të lartë të Ligës së Kombeve, – ka thënë ai. – Kështu që këto janë ndeshje që ne e dimë se do të jenë veçanërisht të vështira. Ndërsa sa u perket ekipeve të tjera, kurdoherë që kam luajtur për Anglinë apo e kam drejtuar atë si trajner, kanë dhuruar ndeshje të ndërlikuara, të vështira për t’u zgjidhur.

“Sigurisht, do të varet gjithçka nga ajo që ne bëjmë”, – ka shtuar ai. Duke iu referuar Shqipërisë dhe dy ekipeve të tjera të grupit, Sauthgejti ka theksuar se i trembet të papriturave. “Të gjitha ato mbrëmje kur luan kundër Anglisë janë një mundësi për këto vende që të shkruajnë historinë, – ka vijuar ai. – Kurdo që Anglia ndeshet me një kundërshtar, është një mundësi për këtë të fundit që jo vetëm të luajë mirë, që të përpiqet ta mundë Anglinë.

Por edhe që lojtarët ta bëjnë veten të njohur edhe me klubet e Premier Ligës. Prandaj ka gjithmonë shtysa të shumta për kundërshtarët tanë”, – ka përfunduar trajneri anglez. Anglia erdhi në shortin e së hënën si kokë grupi, ndërsa trajneri Gareth Sauthgejt nuk e ka fshehur se skuadra e tij synon që në Katar, të shkojë një hap më larg se gjysmëfinalet e “Rusi 2018“./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Turizmi mjekësor në Shqipëri në rritje, të huajt tërhiqen nga çmimet e ulëta

Vitet e fundit Shqipëria nuk është më vetëm një destinacion turistik. Një tjetër sektor po pëson rritje duke tërhequr...

Burrat luajnë me letra në mes të fluturimit, shpërthejnë reagimet në internet

Një video tregon një grup burrash duke luajtur një lojë me letra në ajër. Ata e morën një shall dhe e lidhën në ulëset e...

Adrenalinë me çmim të lartë/ Kafeina, sheqeri dhe sëmundjet që vijnë me pijet energjetike

Ndikimi i kafeinës në zemër, tru dhe metabolizëm Në kundërshtim me besimin e zakonshëm, kafeina nuk rrit përqendrimin e kërkuar për të menduar dhe mësuar,...

Zbardhet plani “mashtrues” amerikan, si u godit Irani nga “Çekani i Mesnatës”

Operacioni ushtarak i SHBA-së kundër Iranit të shtunën, me emrin e koduar “Operacioni Çekani i Mesnatës” (Operation Midnight Hammer), u realizua me më shumë...

Gruaja parashikon fitoren në lotari, fiton 200 mijë euro

Një grua nga Karolina e Veriut parashikoi se një çmim i madh në lotari do të ndodhte në të ardhmen e saj pak para...

Lajme të tjera

Web TV