Vetëvendosje i propozon Kuvendit të Shqipërisë një rezolutë mbi gjenocidin ndaj shqiptarëve të Kosovës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Lëvizja Vetëvendosje, Qendra në Shqipëri kanë bërë të ditur përmes një komunikate për media se kanë bërë propozimin e një projekt-rezolute mbi gjenocidin serb të kryer ndaj shqiptarëve të Kosovës.

Në një njoftim për media nga LVV-ja në Shqipëri thonë se këtë projekt rezolutë u kanë dërguar të gjithë deputetëve të Kuvendit, Presidentit të Republikës, Kryeministrit, Akademisë së Shkencave, Avokates së Popullit dhe partive politike në Shqipëri.

VV në Tiranë thotë se pasi besojnë se kjo është një çështje që i tejkalon dallimet partiake dhe për të cilën nevojitet unitet kombëtar. Kjo projekt-rezolutë vjen pas kërkesës zyrtare të depozituar në institucione në datën 12 nëntor 2020.

“Projekt-rezoluta i referohet rezolutave dhe deklaratave të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë në vitet 1998-1999, Rezolutës së Kuvendit të Republikës së Kosovës së vitit 2019 mbi gjenocidin serb të kryer ndaj shqiptarëve të Kosovës, si dhe shtron disa kërkesa ndaj institucioneve të Republikës së Shqipërisë, si në vijim:

  • Caktimin e datës 15 Janar, ashtu siç ka vepruar edhe Kosova, si “Dita e Përkujtimit të gjenocidit ndaj shqiptarëve të Kosovës”, ngritjen e një memoriali në Tiranë, si dhe protokollin përkatës shtetëror për aktivitetet e kësaj date në koordinim me autoritetet e Republikës së Kosovës.
  • Ndryshime në Kodin Penal në lidhje me çështjen e gjenocidit, si dhe përshtatja e kurrikulave shkollore për edukimin e brezave që vinë.
  • Ndërkombëtarizimin e çështjes së gjenocidit ndaj shqiptarëve të Kosovës në të gjitha organizatat ndërkombëtare dhe ndërqeveritare, marrë parasysh faktin se Kosova ende nuk është anëtare në shumë prej tyre”, thuhet në njoftim.

“Projekt-rezoluta gjithashtu shtron kërkesa edhe ndaj shtetit të Serbisë në lidhje me njohjen, dënimin, kërkim faljen dhe dëmshpërblimet që lidhen me gjenodicin e kryer nga aparati shtetëror serb ndaj shqiptarëve të Kosovës, duke kërkuar edhe ndriçimin e plotë të fatit të të gjithë atyre që ende konsiderohen të zhdukur.

Lexo edhe :  Rama mbledh sot drejtuesit e qarqeve, zbardhet arsyeja

Teksti i plotë i projekt-rezolutës po publikohet sot, me bindjen që kjo është një çështje publike që e prek gjithë kombin shqiptar. Theksojmë rëndësinë që Rezoluta të miratohet para datës 15 janar 2021, në mënyrë që kjo datë, këtë vit, të shënohet me një vendim të Kuvendit, bashkë më detyrat që Kuvendi i vendos vetes dhe institucioneve të Republikës së Shqipërisë lidhur me këtë çështje”.

Tiranë, 8 dhjetor 2020

Lëvizja VETËVENDOSJE!

Qendra në Shqipëri

Të fundit

Kontrolli teknik i mjeteve, 31% ngelën në testim gjatë 2024-ës, katër arsye pse

Të paktën 31% e mjeteve që kanë kryer kontroll teknik gjatë vitit të shkuar kanë ngelur në testim. Të dhënat...

Shqiptarët po kursejnë para. Rriten depozitat në lek, ulen ato në euro

Shqiptarët kanë kursyer më shumë lekë gjatë vitit që lamë pas. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, kursimet në monedhën vendase kanë pësuar rritje...

Parashikimet e Baba Vangës për vitin 2025: Shenjat e horoskopit që do të shkëlqejnë

Baba Vanga, e njohur ndryshe si Vangeliya Pandeva Gushterova, lindi në vitin 1911 në Bullgari. Ajo humbi shikimin pas një stuhie të fuqishme kur ishte...

Berisha do t’i japë fitoren e zgjedhjeve në tavolinë Ramës!

Nga Spartak Ngjela Kryeministri Edi Rama e gjen forcën te zvarritja e Sali Berishës si kryetar i partisë Demokratike. Në çdo proces zgjedhor vjen një kohë...

Ngjarja në Astir, zbulohet kush është vajza që alarmoi RENEA-n/ Policia: Gjetëm armë…

Ka dyshime se në banesë ka pasur persona të tjerë, por se mund të jenë larguar, kur ka ardhur policia për ndihmë... Zbulohet kush është...

Lajme të tjera

Web TV