Lajmi i vrasjes së 25-vjeçarit Klodian Rasha në orët e para të mëngjesit të sotëm nga një efektiv policie, moshatar me të, ka tronditur mbarë opinionin publik.
Reagimet kanë qenë të shumta nga familjarët e viktimës, por dhe në sferën social-politike. Së fundmi ka reaguar dhe kryetarja e Lëvizjes për Ndryshim, Jozefina Topalli, e cila shprehet e tronditur nga kjo ngjarje.
Përmes një shënimi në rrjete sociale, Topalli thotë se ky rast tregon se sa pak vlen jeta tek ne, se sa të pambrojtur jemi nga vetë ata që duhet të na mbrojnë (policët).
Sipas saj faji është i të gjithëve, politikës, shoqërisë e kujdo, ndaj duhet reagim i madh, pas vrasjes së 25-vjeçarit, pikërisht në ditën e të rinjve, 8 dhjetor.