1-vjeçari dhunohet në çerdhe/ Edukatorja: Është shumë i bardhë, sa e kap nxihet!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Qytetarja Blerina Basha ankohet në emisionin Fiks Fare se djali i saj vetëm 1 vjeç i është dhunuar në çerdhe nga edukatoret.

Ajo rrëfen me dhimbje se i biri në fillim i erdhi në shtëpi i nxirë në faqe ,shenja pickimi dhe më vonë i nxirë në krahë. Pavarësisht se ky kopësht nuk kishte një emër indentifikues, Blerina tregon se fëmijën e saj e dërgonte  aty, pasi edhe  prindër të tjerë u kishin besuar fëmijët e tyre të njëjtit institucion.

Denoncimi për dhunimin e fëmijës është referuar edhe në polici, por pa dhënë asnjë rezultat. Blerina Basha kërkon ndihmën e Fiksit për të dalë e drejta, por gjithashtu ajo tregon se bashkëshorti i edukatores që i ka dhunuar fëmijën i ka bërë presion për të tërhequr denoncimin. Qytetarja e pajisur me kamer të fshehtë shkon tek çerdhja ku dërgonte djalin. Prindi ballafaqohet me edukatoren e cila duhet të përkujdesej për fëmijët e jo t’i dhunonte ata. Edukatorja  njëkohësisht edhe pronarja,  edhe pse në faj i flet keq duke i thënë “nuk e varëm fëmijën tënd , ky fëmijë nxihet sa e prek sepse është shumë i bardhë”.  Por ajo shkon edhe më tej me gjuhën e përdorur duke i thënë të ëmës së 1 vjeçarit se nuk është bërë nami për disa të nxira që ka fëmija në trup. Përveç kësaj edukatorja pranon se i shoqi i ka kërkuar qytetares të tërheqë denocimin, dhe në fund i thotë ” nuk mbaron me kaq “. Madje edhe ajo vetë kërcënon nënën e 1 vjeçarit  se nuk do ja fali kurrë  nëse nga denoncimi shkon në burg.

Gazetarët e Fiks Fare shkojnë në këtë kopësht dhe takojnë pronaren që njëkohësisht punonte edhe si edukatore. Znj Farije pranon se nuk ka licencë si për çerdhe ashtu edhe për kopësht. Sipas saj ministria i ka thënë që nuk është e nevojshme për licencë sepse për fëmijët nga 0-3 vjeç mund t’i mbajë nën përkujdesje. Ndërkohë gazetarët e Fiksit  në momentin që shkojnë në këtë kopësht shohin edhe fëmijë të moshës mbi 3 vjeç.  Por edhe për ta pronarja  shprehet  se edhe për fëmijët mbi 5 vjeç nga ministria i kanë thënë që mund t’i mbajë, por deri në orën 14.00.

Lexo edhe :  Parkimet e gabuara në Tiranë, procedohen penalisht 24 persona

]Edhe në këtë rast zonja kapet keq , pasi gazetarët e Fiksit në momentin që kanë shkuar në kopësht ora shënonte 16:00 dhe fëmijët ndodheshin ende aty.  Ajo thotë se duhet të përkujdeset për fëmijët edhe në këtë orë,  për shkak të orareve të punës që kanë  prindërit. Ndërkohë për fëmijën 1 vjeçar edukatorja edhe pse pak minuta më parë ia kishtë pohuar nënës,  gazetarëve të Fiksit ua mohon të ketë ushtruar dhunë mbi 1 vjeçarin. E vendosur edhe para fotografive me shenja dhune të 1 vjeçarit , znj. Farije mohon që ato shenja janë bërë në kopshtin e saj./Tch

Të fundit

Pushteti që rritet duke “përpirë” gjithçka rreth vetes

RELDAR DEDA - Shqipëria vazhdon ende të jetë e kërrusur nga pesha e aktiviteteve të rrjeteve të narkotrafikut, nga...

Inter humbet 15 milionë euro dhe “fajin” e ka Kristjan Asllani

Kristjan Asllani nuk është në planet e Christian Chivu për sezonin e ri. Shqiptari nuk e ka bindur trajnerin e ri të zikaltërve, ndaj...

“Më kishin paralajmëruar për Endrit Shabanin, por i besova dhe…”

Kryetari i lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, ka komentuar sërish zhvillimet e fundit brenda koalicionit me të cilin ai mori pjesë në zgjedhjet e...

“Partitë e reja janë plani i Ramës sipas modelit serb: opozitë me 7-8 parti”

Belind Këlliç sulmoi partitë e reja që morën pjesë në zgjedhjet e 11 majit, pasi i quajti pjesë të planit të Ramës për të...

“KQZ levë e qeverisë, noter për epshet elektorale të Ramës”

Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, akuzoi publikisht Komisionin Qendror të Zgjedhjeve se është thjesht noteri i Kryeministrit Edi Rama, pasi certifikoi...

Lajme të tjera

Web TV