Mësohet kalendari i ndeshjeve të grupit I, kuqezinjtë e nisin dhe e mbyllin me Andorrën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kuqezinjtë e nisin dhe e mbyllin me Andorrën, me Anglinë në mars dhe në nëntor 2021. Shqipëria ka mësuar të hënën kundërshtaret me të cilat do të përballet në Eliminatoret e Botërorit “Katar 2022”, teksa kuqezinjtë do të sfidojnë në grupin I Anglinë, Poloninë, Hungarinë, Andorrën dhe San Marinon.

Ndërsa thuajse 24 më vonë, Kombëtarja është njohur edhe me kalendarin e ndeshjeve në kuadër të këtij grupi, teksa ndeshjet nisin në javën e fundit të marsit dhe mbyllen në gjysmën e nëntorit të vitit të ardhshëm.

Ndërsa faza e “play-off”-eve zhvillohet në javën e fundit të marsit të 2022-shit, me fazën finale të Botërorit që zhvillohet po atë vit, në periudhën 21 nëntor-18 dhjetor. Dhe, pas diskutimeve ndërmjet federatave përkatëse, është përcaktuar edhe kalendari i ndeshjeve.

Shqipëria do ta fillojë garën eliminatore më 25 mars 2021 kundër Andorrës në fushë të huaj dhe do ta mbyllë më 15 nëntor 2021 përsëri me Andorrën, por në shtëpi.
Më 28 mars 2021, Shqipëria do të presë Anglinë, për të vijuar 3 ditë më pas me vizitën që do t’i bëjë San Marinos.

Eliminatoret do të rikthehet për kuqezinjtë në shtator 2021, me vizitën që do t’i bëjnë më datë 2 Polonisë, për të vijuar 3 ditë më pas të presë në fushën e vet Hungarinë dhe, më datë 8 shtator San Marinon.

Tetori sjell dy ndeshje të tjera për Kombëtares, teksa më datë 9 viziton Hungarinë për t’u ndeshur me përfaqësuesen vendase, duke vijur 3 ditë më pas me sfidën në Poloni.
Grupi I i eliminatoreve mbyllet në nëntor, me vizitën që Shqipëria i bën Anglisë më 12 nëntor dhe me përballjen në shtëpi me Andorrën.

Lexo edhe :  Savinho? Guardiola tani ka ndryshuar mendje

Ndeshja e parë, 25 Mars 2021: Andorra-Shqipëri
Ndeshja e dytë, 28 Mars 2021: Shqipëri-Angli
Ndeshja e 3-të, 31 Mars 2021: San Marino- Shqipëri
Ndeshja e 4-t, 2 Shtator 2021: Poloni-Shqipëri
Ndeshja e 5-të, 5 Shtator 2021: Shqipëri-Hungari
Ndeshja e 6-të, 8 Shtator 2021: Shqipëri-San Marino
Ndeshja e 7-të, 9 Tetor 2021: Hungari-Shqipëri
Ndeshja e 8-të, 12 Tetor 2021: Shqipëri-Poloni
Ndeshja e 9-të, 12 Nëntor 2021: Angli-Shqipëri
Ndeshja e 10-të, 15 Nëntor 2021: Shqipëri-Andorra

l.m/Fjala.al

Të fundit

Kosovë/ Mungesë kuorumi, dështon mbledhja e Kryesisë së Kuvendit

Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës, e thirrur për të hënën nga kryetari i Kuvendit, Dimal Basha, nuk...

Juventus e ndoqi gjithë merkaton, Kolo Muani firmos me klubin londinez

Randal Kolo Muani nuk do të jetë një futbollist i Juventusit, por do të vazhdojë karrierën e tij te Tottenham në kampionatin anglez të...

“Interi ka blerë 5 të rinj dhe asnjëri nuk është titullar”

Beppe Bergomi, ish-kapiteni i Interit dhe kampion bote me Italinë më 1982, analizoi humbjen e parë të zikaltërve këtë sezon: “Duhet t’i japim merita...

Telefonat do të bëhen edhe më të shtrenjtë vetëm brenda pak muajsh, ja pse

Këtë vit, TSMC (Taiwan Semiconductor Manufacturing Company) rriti çmimet për prodhimin e çipave. Vitin tjetër, pritet që TSMC të rrisë më tej kostot me 5-10%...

Shkaktuan 16 milion lekë dëm, në pranga dy qytetarë

Ditën e sotme blutë kanë arrestuar dy shtetas pasi vodhën në mobilerinë ku punonin materiale pune përmes të cilave prodhuan mobilje dhe më pas...

Lajme të tjera

Web TV