Policia aksion për lojërat e fatit që zhvillohen fshehurazi, 3 në pranga

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Edhe pse të ndaluara me ligj, lojërat e fatit vijojnë të zhvillohen fshehurazi. Policia e Tiranës ka goditur dy raste duke arrestuar në flagrancë 3 shtetas, si dhe procedohet penalisht një tjetër.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin e koduar “Aplikacioni, si rezultat i të cilit, u arrestuan shtetasit: T. D., 25 vjeç dhe E. M., 19 vjeç, si dhe u procedua në gjendje të lirë shtetasi K. D.

Arrestimi i tyre erdhi pasi në Rrugën e Dibrës, në lokalin me pronar shtetasin T. D. dhe punonjës shtetasin E. M., u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1 aparat celular, 3 aparate dixhitale dhe një sasi valute, që dyshohet se përdoreshin për ushtrimin e aktivitetit të kundërligjshëm të lojërave të fatit.

Gjithashtu u bë arrestimi i shtetasit S. D., 25 vjeç, pasi në rrugën “Njazi Meka”, në lokalin në pronësi të tij u gjetën dhe u sekuestruan 1 aparat celular dhe tre aparatura të cilat i përdorte për të ushtruar veprimtarinë e kundërligjshme të organizimit të lotarive të palejuara.

Materialet iu dërguan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Policia bën të qartë se do vijojnë kundër aktivitetit të lojërave të fatit në të gjithë qarkun e Tiranës dhe në këtë kuadër, fton “cilindo të denoncojë në numrin 112 ose përmes aplikacionit “Komisariati Dixhital”, çdo veprimtari të tillë të kundërligjshme, duke iu siguruar anonimatin dhe reagim të paanshëm kundrejt shkelësve të ligjit”./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Alibeaj: Vetëm Berisha s’ka moral që të ankohet për vjedhjen e votave

Zgjedhjet përfunduan dhe pritet vetëm certifikimi i tyre nga KQZ, ku PS mori 83 mandate me gati shumicë të...

Britania e Madhe do të kastrojë të dënuarit për krime seksuale

Qeveria laburiste e Britanisë së Madhe ka njoftuar fillimin e një programi pilot për kastrimin kimik të personave të dënuar për krime të rënda...

I treti më i votuar në diasporë, Murrizi tallet me kandidatët e PD: Bythecë politikë!

Kandidati për deputet në listën e hapur të Tiranës, Myslim Murrizi, ka reaguar përmes një postimi në Facebook, në lidhje me zgjedhjet e 11...

Berisha ‘mbolli’ Belerin në Greqi, s’mund të ‘korrë’ vota diaspore

Jakin Marena Kryetari i PD Sali Berisha si gjithnjë nuk është pajtuar me rezultatin e zgjedhjeve të 11 majit të këtij viti, ku koalicioni Për Shqipërinë Madhështore”...

Befason Xherdan Shaqiri: Për momentin, dera për Zvicrën është e mbyllur

Xherdan Shaqiri, një nga lojtarët legjendarë tashmë te Zvicra, ka vendosur që për momentin të mos rikthehet në ekipin kombëtar. Edhe pse trajneri Murat...

Lajme të tjera

Web TV