Tritan Shehu zbulon arsyen pse Gjirokastra ka shumë të infektuar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Qarku i dytë në Shqipëri  që ka numër të lartë me të infektuarve ne coronavirus është Gjirokastra. Po përse ndodhi kjo? Gjatë emisionit HARD TALK NGA ROLAND QAFOKU Shehu tregoi se më 24 tetor në këtë qytete u oganzua një panair retro me makina të vjetra. Kjo sipas tij solli një grumbullim të madh njerëzish duke çuar kështu në rritjen e numrit të të infektuarve.

-Çfarë ndodhi në Gjirokastër që numri i të infektuarve u rrit ndjeshëm?

-Në Gjirokastër ndodhi një krim. Rilindja shpërtheu një bombë biologjike. Gjirokastra ka qenë e qetë relativisht. Në datën 24-25 tetor, për propagandë, duke mos respektuar asnjë masë, duke thirrur në Gjirokastër qindra njerëz, organizuan Retron, sollën makinat e vjetra dhe e mbushën Gjirokastrën me njerëz nga e gjithë Shqipëria. Një gjë që nuk duhet të ndodhte në një periudhë epidemiologjike. Në datën 7 nëntor, pikërisht dy cikle e gjysmë nga kjo, rastet shkuan 37 në Gjirokastër, 47, 67, 77.

-Tani Gjirokastra është në vend të parë?

-Tani Gjirokastra është në vend të dytë pas Tiranës, por për frymë padyshim është në vend të parë. Dhe kur ne e ngritëm si çështje duke thënë se bënë krim, nuk bënë më testime në Gjirokastër. Pas dy ditësh e nxorrën Gjirokastrën zero. Kur ne bërtitëm, doli prapë 60 e ca. /Fjala.al/Ke.Ba

Të fundit

Mero Baze: Salianji bëri dy operacione me diagnozë false

rezulton se është shtruar dy herë në një spital privat në Tiranë gjatë qëndrimit në burg, në një interval...

Lajmi i fundit: Prishet ndërtesa e fundit e paligjshme në Theth

I ka ardhur fundi operacionit të IKMT për prishjen e ndërtimeve pa leje në zonën e Thethit. Pas një aksioni që zgjati për më shumë...

Dosja e plotë e përplasjes me armë te PSD, zbardhen dëshmitë

Përplasja fizike, që më pas u shoqëruar me përdorimin e një automatiku “Scorpions”, e ndodhur në 29 Prill 2025 në ambientet e zyrës elektorale...

Gazetari: Rama shkatërroi 15 mln euro investime në Theth

Gazetari Artan Hoxha duke folur për situatën në Theth, tha se Kryeministrin Edi Rama ka shkatërruar 15 mln euro investime në Theth. Hoxha u shpreh...

Benet Beci hap dyert për të rinjtë: Ata që e duan Shkodrën, aplikoni!

Pas shkarkimit të administratorëve të njësive bashkiake, kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci, fton të gjithë të rinjtë për tu bërë pjesë e...

Lajme të tjera

Web TV