Vrasja e Klodian Rashës/Tritan Shehu: Rasti i parë në 30 vjet që një polic vret

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-deputeti i PD Tritan Shehu,  komentoi vrasjen e të riut 25-vjeçar Klodian Rasha. Gjatë emisionit HARD TALK NGA ROLAND QAFOKU, Shehu tha se kjo është simptomë e sëmundjes së  shtetit shqiptar.

 

-Cili është komenti juaj lidhur me vrasjen e të riut 25-vjeçar Klodian Rasha?

-Dua të shpreh ngushëllimet e mia familjes, miqve, shokëve, të rinjve në përgjithësi. Është një humbje absurde, tragjike, shumë e rëndë. Një jetë njeriu në atë moshë të humbë në atë mënyrë, te dera e shtëpisë së tij, të kujton ngjarjet më makabre që mund të ndodhin. Së dyti, është një tregues i rëndë. Është një këmbanë e fortë alarmi për këtë gjendje absolutisht të vështirë, kaotike, autokracie, egërrsie që krijohet ndaj njerëzve, e cila çoi në këtë gjendje. Padyshim janë nivele të thella të mungesës së profesionalizmit të strukturave, të atyre që merren me këtë çështje, probleme të përzgjedhjes së njerëzve, është një vepër që të çon në shumë konkluzione. Të çon në konkluzione të rënda.

-Pse po politizohet kjo situatë?

-Nuk shoh politizim. Dje protesta u bë nga të rinjtë. Por PD do ngrejë zërin gjithmonë ndaj padrejtësive. Kjo ngjarje duhet të analizohet. Mua më kujton ngjarjet e shkurtit të 1991, vrasjen e një djali në shkurt të 1991. Është një ngjarje që të bën të mendosh shumë. /Fjala.al/Ke.Ba

 

 

Të fundit

Mbase e meritojmë shkatërrimin!

Ben Andoni Shqipëria ishte një nga vendet më të angazhuara për nënshkrimin e Traktatit të Mjedisit në 2015. Asokohe, plot...

Kosova pajiset me autoblinda amerikane/ Ushtria do zhvillohet krah për krah me SHBA-në

Forca e Sigurisë së Kosovës është pajisur me autoblinda të reja amerikane, ceremonia e dorëzimit të së cilave është realizuar sot në Prishtinë. Kryeninistri në...

A ka marrë leje të posaçme Malltezi nga SPAK për të shoqëruar vjehrrin në Kosovë?

Prej dy ditësh, në rrjetet sociale kanë qarkulluar foto të ish-kryeministrit Sali Berisha gjatë një vizite në Kosovë. Në të gjitha fotot e publikuara,...

RTK në prag të kolapsit financiar, qeveria aprovon kredi 2.5 mln € për pagat e punonjësve

Qeveria në detyrë e Kosovës njoftoi se ka miratuar në parim kërkesën e Radio Televizionit të Kosovës për kredi në vlerë prej mbi 2.5...

Clinton: Do e nominoj Trump për Çmimin Nobel, nëse e ndal luftën në Ukrainë

Në një deklaratë të papritur dhe të habitshme, Hillary Clinton tha se do ta mbështeste Donald Trump për Çmimin Nobel për Paqen – nëse...

Lajme të tjera

Web TV