Protesta në Tiranë, Balla: Sa kohë Sali Berisha të drejtojë PD, kjo parti do të ketë vizion rrëmujën, program vandalizmin dhe ekip katrahurën!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste Taulant Balla ka reaguar lidhur me protestat e dhunshme që kanë përfshirë Tiranën mbrëmjen e sotme.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook Balla deklaron se sa kohë Sali Berisha të drejtojë PD, kjo parti do të ketë vizion rrëmujën, program vandalizmin dhe ekip katrahurën!

Balla i bën thirrje, Lulzim Bashës të dalë mos rrijë fshehur dhe të distancohet nga dhuna.

“Dil dhe distancohu nga dhuna apo s’e ben dot, s’ke faj! Sepse je ti pjese e organizimit te dhunës bashke me Moniken e me Ilirin, teksa dërguat FRPD tende dhe ca nga ata te tiganit te Jales te godisnin me gurë selinë e Partisë Socialiste!”, shkruan Balla.

Gjithashtu Balla ka publikuar edhe foto, ku duket se protestuesit kanë thyer xhamat e hyrjes së selisë së Partisë Socialiste.

Postimi i plotë i Taulant Ballës:

Sa kohë Sali Berisha të drejtojë PD, kjo parti do të ketë vizion rrëmujën, program vandalizmin dhe ekip katrahurën! Lulezim Basha ku je futur? Dil dhe distancohu nga dhuna apo s’e ben dot, s’ke faj! Sepse je ti pjese e organizimit te dhunës bashke me Moniken e me Ilirin, teksa dërguat FRPD tende dhe ca nga ata te tiganit te Jales te godisnin me gurë selinë e Partisë Socialiste!

Të fundit

Finito! Inzaghi “tradhton” Interin për milionat e Arabisë Saudite

Simone Inzaghi i thotë lamtumirë Interit pas 4 vitesh! Mbledhja e sotme me drejtuesit e klubit zikaltër dhe me...

Ç’po ndodh me Brojën? Lajmet e fundit nga kombëtarja para ndeshjes me Serbinë

Kombëtarja shqiptare e futbollit po përgatitet maksimalisht për dy ndeshjet e muajit qershor, të vlefshme për kualifikueset në Botërorin 2026. Vëmendja kryesore është në...

U largua nga PD? Adriana Kalaja publikon foto duke qëlluar me armë

Zyrtarja e lartë e Partisë Demokratike, Adriana Kalaja ka bërë një reagim sqarues në lidhje me lajmet e raportuara mbrëmjen e djeshme nga mediat,...

Tabela e votave: Me sistemin zgjedhor të Kosovës, Berisha bie me 4 mandate

Izraeli është i vetmi vend demokratik me një sistem zgjedhor të pastër proporcional kombëtar (pa ndonjë prag elektoral). Cilado nga shumë partitë izraelite që...

11 maji, Berisha kërkesë në Asamblenë e PPE: Dërgoni një mision në Shqipëri!

Kryedemokrati Sali Berisha në Asamblenë Parlamentare të PPE u drejtua me një kërkesë, që të dërgojnë një mision fakt-mbledhës në Shqipëri, i cili sipas...

Lajme të tjera

Web TV