Protestat për Klodian Rashën/ Avokati i Popullit: Brutaliteti dhe shkatërrimi të papranueshme

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas protestave të zhvilluara dy ditët e fundit për vrasjen e 25-vjeçarit Klodjan Rasha, ku pas dhunës së ushtruar policia ka shoqëruar disa persona, ka ardhur edhe një reagim nga Avokati i Popullit.

Seksioni mbrojtjes së të Drejtave të Fëmijëve në këtë institucion shprehet se është vënë në dijeni, nga mediat online, por edhe shoqëria civile dhe organizata të saj, lidhur me shoqërimin e disa të miturve nga forcat e Policisë së Shtetit, pjesëmarrës ose në mënyrë rastësore të pranishëm, në protestën e zhvilluar dje në kryeqytet.

Sipas Avokatit të Popullit kjo ka ndodhur në mënyrë të përsëritur dhe vërehet mungesa e zbatimit të rregullave, procedurave dhe standardeve të parashikuara në Kodin e Drejtësisë Penale për të Mitur, për shoqërimin/ndalimin e të miturve nga forcat e rendit.

Fëmijët duhet të trajtohen në atë mënyrë, që promovon ndjenjën e tyre të dinjitetit njerëzor dhe vlerave, që lehtëson riintegrimin e tyre në shoqëri (të miturit në konflikt me ligjin), që pasqyron interesin më të lartë të fëmijës dhe, merr parasysh nevojat e moshës, pavarësisht rrethanave. Të gjithë jemi të vetëdijshëm, që lufta kundër ushtrimit të dhunës është përgjegjësi e shtetit.

Zbatimi i saj në praktikë, ndër vite ka qenë puna dhe angazhimi maksimal i të gjithë aktorëve publikë dhe jo publikë, por jo vetëm, edhe organizatave ndërkombëtare, institucioneve të pavarura, institucioneve të Bashkimit Evropian, për përmirësimin e kuandrit ligjor në vazhdimësi, organizimin e trajnimeve të ndryshme, për ngritjen e kapaciteteve të punonjësve, që janë në shërbim të drejtpërdrejtë me fëmijët, organizimit të fushatave ndërgjegjësuese, ngritjes së institucioneve të reja për mbrojtjen dhe garantimin e të drejtave të fëmijëve“, thuhet ndër të tjera në reagimin e Avokatit të Popullit./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Ursula von der Leyen nderohet me Çmimin “Karl i Madh”, thirrje për një Evropë të bashkuar

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, është nderuar me Çmimin Ndërkombëtar të Karlit të Madh në qytetin...

38 vite në Parlament, çfarë mbani mend nga këta tre deputetë?

Afrim Krasniqi Shqipëria është në vitin 2025. Në dhjetor 1990 u lejua pluralizmi, në mars 1991 u bënë zgjedhjet e para shumëpartiake. Tre nga deputetët...

Berisha nis parashikimet/ Rama do të përfundojë në burg si narkodiktatori i Panamasë!

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha sot se kryeministri Edi Rama mund të ketë të njëjtin fat si ish-lideri i Panamasë, Manuel Noriega,...

Meta zyrtarizon ‘divorcin’ politik me Berishën

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, në një intervistë televizive ka deklaruar se tani që Partia Demokratike rimori vulën, PL-ja do të garojë...

Haribo tërheq ëmbëlsirat nga tregu pas gjurmëve të kanabisit

Disa persona në Holandë raportuan se ndiheshin të marramendur dhe të sëmurë pasi hëngrën nga një pako Haribo Happy Cola F!ZZ. Autoritetet raportuan se janë zbuluar...

Lajme të tjera

Web TV