Protesta e dhunshme në Shkodër, procedohet Voltana Ademi dhe disa persona të tjerë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Përshkallëzimi i protestës së djeshme në Shkodër për vrasjen e Klodian Rashës, ka sjellë edhe shoqërimet e procedimet  para.

Sipas policisë, janë proceduar 29 persona, 17 minorenë dhe dy zjarrfikës, pas pamjeve filmike që vërtetonin se ishin ata autorë.

Mes të proceduarve është edhe kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi.

Specialistët për Hetimin e Krimeve, në bazë të pamjeve filmike, kanë proceduar penalisht 17 minorenë, për veprat penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme” dhe “Prishja e qetësisë publike”.

Gjithashtu janë proceduar si organizatorë të kësaj proteste, për veprën penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme shtetasit V. A., A. S., A. Q., Z. Gj., S. H. , N. M., L. M. dhe I. Q.

Njëkohësisht janë proceduar për veprën penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme” edhe 21 shtetas të tjerë.

Po në vijim të veprimeve janë proceduar penalisht për “Shpërdorim detyre”, dy punonjës të repartit zjarrfikës, shtetasit T. M. dhe R. B., të cilët ishin në shërbim dhe kanë reaguar me vonesë pas njoftimit të bërë nga Salla Operative për të ndërhyrë në shuarjen e zjarrit para godinës së një subjekti politik.

Policia e Shkodër apelon për të gjithë prindërit që të mos lejojnë fëmijët të marrin pjesë në tubime dhe të përfshihen në veprime të dhunshme pasi në radhë të parë rrezikojnë jetën e tyre.

Gjithashtu apelon për të gjithë qytetarët dhe organizatorët që të mos organizojnë dhe marrin pjesë në tubime të paligjshme, aq më tepër në këtë kohë pandemie sepse është rrezik i madh për shëndetin e qytetarëve./Bl.Ba.Fjala.al

Të fundit

Tronditet Italia, babai vret me thikë djalin dhe më pas veten me armë zjarri

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në shtetin fqinj, Itali, ku babai ka vrarë fëmijën e tij. Sipas mediave vendase,...

Shpërblimet ndaj punonjësve nuk ndjekin ritmin e pagave, më të ulëta se para pandemisë

Pavarësisht rritjes së nevojave për punonjës dhe staf të kualifikuar, të dhënat e publikuara nga INSTAT tregojnë se ndërmarrjet shqiptare vijojnë të shpenzojnë shumë...

Euro dhe dollari në rënie, mësoni me sa blihen dhe shiten monedhat e huaja sot

Sot, më 23 prill 2025, dollari amerikan blihet me 85.5 lekë dhe shitet me 87 lekë. Euro blihet me 98.3 lekë dhe shitet 99 lekë. Franga...

Bullizëm dhe agresivitet, Rama-Berisha përplasen në distancë për epitetet

Ish-kryeministri Sali Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama për sjellje jonormale dhe jonjerëzore gjatë fushatës elektorale, duke theksuar se fjalët dhe veprimet e tij kanë...

Lajme të tjera

Web TV