Formula 1 mbyll një sezon të rrallë, Maks Verstapen fiton garën e fundit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Maks Verstapen fiton garën e fundit, triumfon bindshëm në pistën e Abu Dhabit. Formula 1 ka mbyllur kështu një sezon të jashtëzakonshëm të saj, me garën e zhvilluar të dielën në Abu Dhabi dhe të fituar nga Maks Verstapeni.

Emocionet e këtij sezoni, që u kërcënua seriozisht për të mos u zhvilluar, për shkak të epidemisë së virusit korona, u sollën për sportdashësit drejtpërdrejt nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar.

Niveli më i lartë i Kampionatit Botëror të Automobilizmit, Formula 1, ka ulur të dielën siparin e një sezoni të rrallë dhe të jashtëzakonshëm, që u kërcënua seriozisht për të mos u zhvilluar, për shkak të epidemisë së virusit korona, por që më në fund ia doli të mbyllej, edhe pse, si rrallëherë, në mesin e muajit dhjetor.

Dhe ky sezon, i cili solli një numër risish të diktuara edhe nga rrethanat e pazakonta, është mbyllur me garën e Abu Dhabit, që ishte në fakt një nga 3 garat e vetme të zhvilluara jashtë kontinentit evropian, së bashku me dy garat e zhvilluara në pistën e Bahreinit.

Ka qenë një garë e dominuar nga fillimi deri në fund nga Maks Verstapeni, i cili u nis nga vendi i parë dhe, përtej një ngadalësimi të shkaktuar nga futja e makinës virtuale të sigurisë, piloti holandez arriti ta ruante kreun i pashqetësuar nga dyshja e “Mercedes”-it, Valteri Botas dhe Ljuis Hemilton.

Në fakt, kjo ishte fitorja e parë e një piloti që nuk është i skuadrës së “Mercedes”-it që nga viti 2013. Emocionet e këtij sezoni u sollën për sportdashësit drejtpërdrejt nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar, ndërsa ajo që është e sigurt është se, vitin që vjen do të ketë ndryshime sa u përket skuadrave dhe pilotëve.

l.a/Fjala.al

Të fundit

Përfshihet nga zjarri zona naftëmbajtëse në Kuçovë, rrezikohen 5 puse nafte dhe banesat

Një zjarr ka rënë në zonën naftëmbajtëse në qytetin e Kuçovës. Zjarri, që u vërejt në kallamishtet e lagjes...

Trump dhe Kushner investim në Sazan, Dredha: Rikthen në jetë ishullin

Vizita e vajzës së presidentit amerikan Ivanka Trump dhe Jared Kushner së fundi në Vlorë, teksa flitet për investime serioze të çiftit në ishullin...

Katastrofë ajrore/ Rrëzohet avioni, humbin jetën 4 persona

Një avion i lehtë stërvitor u rrëzua në distriktin Kolomna të rajonit të Moskës të shtunën duke vrarë të katër personat në bord, përfshirë...

Europa digjet nga temperaturat e larta! Shqipëria në zonën e kuqe

Një valë e nxehti e pazakontë ka përfshirë Evropën, duke sjellë temperatura përvëluese që në shumë vende tejkalojnë 40°C. Në një hartë të publikuar...

Sezoni turistik, Ardit Bido: Hapja e plazheve publike, lajm i mirë për të gjithë!

Deputeti i zgjedhur i PS, Ardit Bido, i ftuar në emisionin Kjo javë në News 24 ka vlerësuar hapjen e plazheve publike në të...

Lajme të tjera

Web TV