Në mesin e viktimave të ditëve të sotme nga Covid-19 në Kosovë gjendet edhe mjeku, Nexhip Berisha.
Berisha nuk ka arritur të fitojë betejën me virusin që ka pushtuar botën këtë vit, duke e rritur numrin e mjekëve që kanë humbur jetën.
Lajmi është bërë i ditur nga drejtori i Spitalit të Prizrenit, Afrim Avdaj, i cili ka bërë edhe një dedikim prekës për kolegun e tij të ndjerë.
“Do të jesh me ne ashtu siç ishe me mua si shok i studimeve, si doktor dhe do të jesh me mua si frymezim i një miqësie dhe si një koleg i paharuar. Përjetësia ju takon heronjëve,punonjësve shëndetësore në betejën e tyre sublime ne ruajtjen e shëndetit të popullatës
Dr.Nexhip Berisha pusho në tokën e bekuar të Kosovës për të cilën punove pa rreshtur. Ngushllime familjarëve e miqve tonë të përbashkët”, thuhet në dedikimin e Avdajt për shokun e tij të ndjerë.
Nga fillimi i pandemisë në Kosovë deri më sot kanë ndërruar jetë nga koronavirusi mbi 20 punonjws shëndetësorë, shumica prej të cilëve kanë qenë aktiv duke punuar në institucionet shëndetësore.
l.m/Fjala.al