Vrasja e Klodian Rashës/ Policia del me vendim: Nuk do të lejojmë asnjë tubim

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia e Shtetit ka dalë me vendim për të mos lejuar me asnjë protestë, pas 5 ditësh tubim për vrasjen e Klodian Rashës.

Në zbatim të Aktit Normativ, me qëllim respektimin e masave kundër COVID-it për shkak të gjendjen shqetësuese të shkaktuar nga pandemia, nga të gjithë shtetasit në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë, për rritjen e sigurisë publike në tërësi nisur edhe nga protestat e fundit, kërkohet zbatimi i masave dhe i protokolleve të miratuara nga Komiteti i Ekspertëve dhe urdhrat e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Policia e Shtetit është shumë e vetëdijshme për të drejtën e protestës dhe lirinë e pacenueshme të tubimit. Në kushtet e sensibilizimit të madh të shoqërisë pas tragjedisë së djalit njëzetepesë vjeçar që humbi fatalisht jetën, nga dora e një efektivi policie, Policia e Shtetit e ka pasur të pamundur ta anashkalojë ndjeshmërinë popullore për të mos lejuar asnjë tubim.

Por tanimë kur drejtësia po kryen detyrën e saj ndaj autorit të vrasjes dhe kur protestat kanë degraduar në organizime që kanë për qëllim cenimin e rendit publik dhe pronës publike, Policia e Shtetit nuk do të tolerojë asnjë grumbullim që bie ndesh me kornizën aktuale të masave shtrënguese.

Policia bën apel të mbahen parasysh nga të gjithë, kërkesat e akteve që i përcaktojnë masat shtrënguese për:

 Ndalimin e grumbullimeve me më shumë se 10 persona në vende të mbyllura apo të hapura, konferenca, tubime, mbledhje partiake, ceremoni festive etj. Mbajtjen e detyruar të barrierave mbrojtëse (maska), në ambientet jashtë shtëpisë;

 Ruajtjen e distancimit fizik gjatë veprimtarisë së përditshme;

 Zbatimin e masave nga administrata publike dhe në automjetet e transportit publik;

 Ndalimin e muzikës pas orës 20:00;

Lexo edhe :  Deputetja e PD i nënshtrohet operacionit në QSUT: Mjekët shqiptarë më rikthyen besimin...

 Ndalimin e aktivitetit të bareve, lokaleve, restoranteve e ‘fast food’ pas orës 22:00 deri në orën 06:00;

 Kufizimin e lëvizjes së popullatës nga ora 22:00 deri në orën 06:00;

 Zbatimin e protokolleve në institucionet arsimore, në të cilat vazhdon kryerja e mësimit;

 Marrjen e masave administrative dhe atyre penale në rast të shkeljeve dhe mos-zbatimit të masave të veçanta në periudhën e pandemisë së COVID-19.

Në mënyrë që të mos kalojmë në një etapë tjetër të një mbylljeje përtej kufijve të deritanishëm, nga të gjitha institucionet që kanë detyrime, të vazhdohet me seriozitet maksimal zbatimi i Aktit Normativ për zbutjen e efekteve të pandemisë./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

29-vjeçari grek dyshohet se vrau veten, a ka lidhje trafikanti shqiptar?

Një ekip i FBI-së greke është dërguar në Lesvos për të hetuar faktet e çuditshme në rastin e vdekjes...

Një hungarez mund të bëhet Papa i ardhshëm, cilat janë lidhjet e tij me Viktor Orban?

Pas ndarjes nga jeta të Papa Françeskut më 21 prill, kanë nisur spekulimet për pasuesin e tij në krye të Selisë së Shenjtë. Një...

Rekord botëror, letra e të mbijetuarit të Titanikut shitet për 300 mijë paundë

Një letër e shkruar nga një i mbijetuar i fundosjes së Titanikut është shitur në ankand për një shifër rekord prej 300 mijë paund. Pasagjeri...

Kandidati i listës së Berishës në Kavajë tërhiqet nga gara: Nuk ishte vendim i lehtë

Kandidati i 'Aleancës për Shqipërinë Madhështore', Rudin Hylviu, ka marrë vendimin për të tërhequr fushatën e tij aktive dhe për të mbështetur publikisht kandidaten...

Interi pëson humbjen e tretë në 7 ditë, zikaltrit në krizë para Barcelonës

Interi ka pësuar humbjen e dytë radhazi në Serinë A, pas asaj me Bolonjën, dhe të tretën brenda javës, po të përfshijmë edhe derbin...

Lajme të tjera

Web TV