300 vende të lira për ‘Patrullë të Përgjithshme’/ Rama apel të rinjve: Aplikoni…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Janë hapur aplikimet për 300 vende në shkollën bazë të policisë për “Patrullë e Përgjithshme”.

Përmes një postimi në rrjete sociale Kryeministri Edi Rama u bën sot thirrje të rinjve deri në moshën 30 vjeç, që të aplikojnë për t’u bërë pjesë e shkollës bazë së Policisë së Shtetit për “Patrullë të Përgjithshme”.

“Ka një sfidë që të thërret. Sfida për të krijuar një të nesërme më të mirë. Një Shqipëri më të sigurt.
Kërkojmë 300 aplikantë për t’ju bashkuar Patrullës së Përgjithshme. Aplikimet janë të hapaura 2 nëntor deri 30 nëntor. Së bashku do ta çojmë Policinë e Shtetit në nivel tjetër. Sfida e këtij vendi është edhe sfida jote. Apliko tani!”, thuhet në videon e publikuar nga kreu i qeverisë.

Rama njofton se aplikimet bëhen pranë Drejtorive Vendore të Policisë dhe janë të hapura deri më 30 nëntor. Dje ministri Balla njoftoi kriteret e kërkuara për t’u pranuar në shkollën bazë të policisë.

“Mosha nuk duhet të jetë më shumë se 30 vjeç. Gjatësia jo më pak se 165 cm për djemtë dhe jo më pak se 160 cm për vajzat.

Aplikanti nuk duhet të jetë i përjashtuar nga Policia e Shtetit dhe strukturat e tjera të sigurisë kombëtare. Të ketë zotësi të plotë për të vepruar dhe i aftë fizikisht për të kryer detyrën. Të ketë mbaruar të paktën arsimin e mesëm.

Të mos jetë i dënuar me vendim gjykate të formës së prerë, për kryerjen e një krimi ose të një kundërvajtjeje penale me dashje. Të ketë dëshmi të aftësisë së drejtimit të automjetit, të tipit “B” si dhe të jetë i pajisur me vërtetim besueshmërie”./    S.M

Të fundit

Berisha i zë vendin Bashës/ Bëhet lëmsh me shifrat gjatë fjalimit

Sali Berisha bëri një tjetër gafë me shifrat. Nga Dibra, në takimin e radhës me qytetarët, kreu i PD foli...

Presidenti rus shpall armëpushim në Ukrainë me rastin e Pashkëve

Vladimir Putin ka shpallur një armëpushim në Ukrainë me rastin e Pashkëve. Armëpushimi do të jetë në fuqi nga ora 18:00 e datës 19...

Tedi Blushi sfidon Ramën/ Çmimi i energjisë 7 lek/kwh, ndërsa karburanti 40% më lirë

Sekretari i Përgjithshëm I Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ishte sot në një takim me banorët e Njësisë 9 në Tiranë, ku shpalosi pikat...

‘Burrat çoç pijnë nga një çik raki!’/ Rama grave kolonjare: Më 11 maj mbajini nga krahu

Gjatë fjalës së kryesocialistit Edi Rama në rrugën e re të Kolonjës që lidh bregdetin me zonën e juglindjes dhe do të zhvillojë turizmin, nuk kanë...

Turqia prodhon një raketë hipersonike, IHA-230 gati për përdorim operacional

Turqia është drejt përfundimit të zhvillimit të një arme të re të fuqishme për forcat e saj të armatosura. Raketa balistike ajër-tokë IHA-230 është...

Lajme të tjera

Web TV