“5 qershori”/ PS miraton ligjet e PD-LSI, SPAK heton krimet zgjedhore

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Komisioni i Ligjeve ka miratuar sot një pjesë të ndryshimeve të parashikuara në marrëveshjen e 5 qershorit për Kodin Zgjedhor.

Tashmë SPAK ka të drejtë të hetojë krimet zgjedhore me ndryshimet e  reja ligjore për Prokurorinë. Në amendimin e ligjit, SPAK-ut i jepet e drejta të hetojë shitblerjen e votës kurse prokuroritë në rrethe do të ngrenë grupe të posaçme.

Çdo person që për llogari të ndonjë partie apo ndonjë kandidati, synon të blejë vota, duke dhënë para ose duke premtuar vende pune, tashmë do të hetohet nga Prokuroria Speciale SPAK. Kjo kërkesë e PD dhe LSI në Këshillin Politik mori dritën jeshile në Komisionin e  Ligjeve dhe do të miratohet në Kuvend këtë të enjte.  “Ka dy palë në korrupsion, një që merr dhe një që jep” tha Ulsi Manja.

Të kalojnë të dyja, edhe aktivi dhe pasivi. Nuk i ndajmë dot” tha Arben Kraja. Kjo nënkupton që SPAK do të hetojë po ashtu edhe ata qytetarë që kërkojnë para apo favore të tjera në shkëmbim të votës.

Prokuroria Speciale ka pranuar këtë barrë shtesë që i jep dakordësia politike e 5 qershorit, por për këtë kërkon që ky ndryshim “të shoqërohet me rritjen e numrit të prokurorëve dhe hetuesve të Byrosë Kombëtare të hetimit, me qëllim që të përballohen hetimet e nevojshme”.

Një tjetër ndryshim ligjor e detyron SPAK-un dhe Prokurorin e Përgjithshëm që të informojë KQZ  me ecurinë e hetimeve të krimive zgjedhore, por pa cënuar sekretin. Po ashtu, Komisioni i Ligjeve miratoi edhe ndryshimet në Kodin Penal, që fal, dhe zhvesh nga përgjegjësia penale, këto që shet ose blen vota, por bashkëpunon me drejtësinë për  zbulimin e krimeve zgjedhore. Në këtë mënyrë, 5 qershori quhet i kompletuar dhe palët shkojnë drejt 25 prillit me ndryshime ligjore që synojnë të heqin dyshimet për abuzime./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Vota e diasporës me kosto, DHL: Po presim 9 milionë eurot

Me përfundimin e zgjedhjeve të 11 majit, DHL kompania që mundësoi votën e diasporës përmes shërbimit postar kërkon të...

Ky është ilaçi më efektiv se aspirina për problemet e zemrës

Një ekip ndërkombëtar mjekësh ka zbuluar se ilaçi clopidogrel, i cili shpesh përshkruhet për hollimin e gjakut dhe nuk sjell rreziqe shtesë, është më...

Shqiptarët po i besojnë më shumë pensioneve private. Pse?

Dëshira për të pasur një pension dinjitoz në të ardhmen po nxit punonjësit drejt skemave private. Aktualisht janë 48 mijë qytetarë që paguajnë kontribute vullnetare,...

A e dini cilat janë 3 shenjat më koprace të horoskopit?

Astrologjia na zbulon se disa shenja të zodiakut janë të prirura natyrshëm drejt kursimit ekstrem, kontrollit financiar dhe një frike të brendshme nga humbja...

Dumani në DASH është shuplakë e SHBA për Sali Berishën

YLLI PATA - Administrata numër 2 e Donald Trump po zbaton një politikë të re ndj veneve aleate, partnere por edhe armike. Një politikë...

Lajme të tjera

Web TV