Emiratet e Bashkuara Arabe nisin vaksinimin kundër COVID-19

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Emiratet e Bashkuara Arabe nisën të hënën programin publik të vaksinimit kundër sëmundjes COVID-19, duke përdorur injeksionin e bërë nga gjiganti kinez i ilaçeve, Sinopharm.

Programi nisi në kryeqytetin Abu Dabi, ku së paku 45 spitale dhe klinika janë duke marrë pjesë.

Programi i bën Emiratet e Bashkuara Arabe një nga vendet e para që nisin imunizimin masiv.

Banorët në kryeqytet mund të rezervojnë falas takimin për vaksinë, përmes shërbimeve lokale shëndetësore.

Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, Emiratet e Bashkuara Arabe kanë konfirmuar mbi 186,000 raste me COVID-19.

Prej tyre, 618 pacientë kanë vdekur.

Të hënën, Shtetet e Bashkuara po ashtu nisin imunizimin e popullsisë nga kjo sëmundje, por me vaksinën e bërë nga kompania amerikane Pfizer dhe ajo gjermane, BioNTech.

Kjo vaksinë ka nisur të përdoret javën e kaluar edhe në Mbretërinë e Bashkuar.

COVID-19, sëmundje që shkaktohet nga një koronavirus i ri, ka prekur mbi 72 milionë njerëz në të gjithë botën.

Prej tyre, mbi 1.6 milion kanë vdekur dhe mbi 47 milionë janë shëruar.

SHBA-ja është vendi më i prekur në botë, me mbi 16 milionë të infektuar dhe me afro 300,000 viktima.

Vaksinat e para, kudo në botë, është thënë se do t’i marrin punonjësit shëndetësorë dhe grupet e njerëzve më të rrezikuar – kryesisht të moshuarit./rel/

 

Të fundit

Zjarri në Dukat/ Shqipëria kërkon ndihmën e BE-së

Për shkak të situatës problematike të zjarrit në Dukat të Vlorës, Shqipëria ka aktivizuar Mekanizmin Europian të Mbrojtjes Civile,...

“Na duhet një Toni Kroos”, në Madrid gjejnë dy opsionet për mesfushën

Pas largimit të Toni Kroos, Real Madrid ka kuptuar se i duhet një mesfushor i ngjashëm me gjermanin. Ky rol vështirë të mbulohet nga...

Valë e fortë e të nxehtit do të prekë Shqipërinë, temperaturat kapin ‘rekord’

Një valë e fortë dhe e zgjatur e të nxehtit pritet të prekë rajonin e Ballkanit në ditët e ardhshme, duke arritur kulmin midis...

Në Rusi janë gati tri plane për përballjen me Donald Trump

Eksperti rus Aleksander Gabuev, drejtor i Qendrës Carnegie për Rusinë dhe Euroazinë në Berlin, analizon për revistën gjermane DER SPIEGEL ndryshimin e retorikës së...

Rama mbledh deputetët e Tiranës dhe drejtorët e Bashkisë

Kryeministri Edi Rama do të mbajë sot një mbledhje në kryeqytet me të gjithë deputetët e zgjedhur të qarkut të Tiranës si dhe me...

Lajme të tjera

Web TV