“Elbasani Auto Moto Park”, Balla: Do të jetë një destinacion i rëndësishëm fundjave

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në qytetin e Elbasanit shumë shpejt do të nisë puna për ndërtimin e Auto-Moto Parkut të parë shqiptar.

Lajmin e ka dhënë Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla, i cili përmes një postimi në rrjetin social facebook deklaron se pas Elbasan Arena, ky qytet do të ketë edhe “Elbasani Auto Moto Park”, ndërsa ka publikuar edhe projektin, i cili pritet të ndërtohet në zonën e Krastës.

Sipas Ballës, Elbasani Auto Moto Park do të jetë një destinacion i rëndësishëm fundjave dhe jo vetëm, pasi do të krijojë dhjetëra vende të reja pune dhe do të ndryshojë tërësisht zonën përreth.

Postimi i plotë i Taulant Ballës:

PAS ELBASAN ARENA,

VJEN EDHE ELBASANI AUTO MOTO PARK????

Vijon puna në Njësinë e Investimeve të DPSHTRR për projektin e Auto-Moto Parkut të parë shqiptar.

Zona kandidate, në Krastë të Elbasanit është drejt konfirmimit përfundimtar!

Në ditët në vijim do të prezantohet edhe projekti i plotë. Elbasani Auto Moto Park do të jetë një destinacion i rëndësishëm fundjave dhe jo vetëm, do të krijojë dhjetra vende të reja pune dhe do të ndryshojë tërësisht zonën përreth.

#ElbasaniqëDuam

Të fundit

Bisedat tuaja me inteligjencën artificiale shfaqen në Google

Më shumë se 370 mijë biseda nga Grok janë shfaqur në rezultatet e kërkimit në Google pa dijeninë apo...

WhatsApp po përgatit një funksion të ri

Muajin e kaluar dëgjuam se WhatsApp po zhvillon një funksion që i lejon përdoruesit të vendosin kujtesa për thirrjet e humbura, dhe tani kemi...

Situata e zjarreve/ Ministria e Mbrojtjes, raporton përditësimin e fundit

Sipas informacioneve të ndara nga Ministria e Mbrojtjes lidhur me situatën e zjarreve në vend, mësohet se janë evidentuar 10 vatra zjarri. Falë ndërhyrjes është...

Shërbimi informativ gjerman sjell video-lojën: Bëhu spiun

Shërbimi informativ gjerman, BND dëshiron ta bëjë punën e spiunit më tërheqëse përmes një video-loje kompjuterike. Në panairin e lojërave Gamescom në Koln, BND-ja...

“Luftë” deklaratash në BE mbi forcën paqeruajtëse në Ukrainë

Ndërsa mbetet e paqartë nëse do të ketë përparim drejt paqes në Ukrainë, çështja e garancive të sigurisë dhe vendosja e trupave po e...

Lajme të tjera

Web TV