Qeveria i akordoi pension, familja Rasha do t’i dërgojë për bamirësi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ka zgjatur rreth një orë vizita e tretë e kryeministrit Edi Rama mëngjesin e sotëm në familjen Rasha, e cila një javë më parë humbi djalin, Klodianin, pasi një efektiv policie qëlloi ndaj tij, pasi nuk iu bind urdhrit për të ndaluar.

Vizita e Ramës në familjen Rasha, vjen një ditë pasi qeveria shqiptare vendosi t’i japë një trajtim financiar mujor familjes së të ndjerit.

Një ditë më parë qeveria vendosi të caktojë masën e pensionit social për familjen Rasha, duke e argumentuar vendimin e shkruar, se Klodian Rasha “humbi jetën aksidentalisht”.

Lidhur me këtë përcaktim të Këshillit të Ministrave, babai i Klodian Rashës ka reaguar ashpër një ditë më parë, teksa ka thënë se “kjo është vrasje për së dyti”.

“Ajo nuk është version, ajo është devijim nga gjithçka dhe ajo është një vrasje për së dyti. Vrasje e dytë. Ajo është vrasje me paramendim. Dhe nuk ka asnjë lloj alibie”, – tha ai.

Sa i takon pensionit që iu akordua, “Abc news” thotë se ata do ta japin për bamirësi, pasi nuk kanë nevojë për para dhe gjatë gjithë jetës Qazim Rasha, babai i Klodianit nuk ia ka shtrirë dorën askujt, duke i rritur djemtë e tij me krenari.

Po ashtu, vëllezërit e të riut kanë thënë se “për dy ditë do ta marrin vesh nga prokuroria që nuk është vrasje aksidentale, por vrasje me dashje”.

25-vjeçari Rasha u vra mesnatën e datës 8 dhjetor nga një efektiv i Forcave Shqiponja, pasi nuk iu bind urdhrit për të ndaluar./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Pas divorcit me Xhensila Myrtezajn, Bes Kallaku nis lidhjen e re!

Teksa javët e fundit po flitet gjithnjë e më shumë për ish-bashkëshorten e tij, Xhensila Myrtezaj dhe lidhjen e...

Pas shembjeve masive, pastrohet Thethi dhe mbillet me bar (FOTOT)

Pasi IKMT shembi të gjitha ndërtimet pa leje në zonën e mbrojtur të Thethit, qofshin këto objekte banimi apo shërbimi, tashmë ka nisur rehabilitimi...

Tragjedia e Val di Stava: papërgjegjshmëria njerëzore që vrau një fshat të tërë

Më 19 korrik 1985, në një mëngjes të zakonshëm veror në veri të Italisë, lugina alpine e Val di Stava, pranë qytetit Tesero në...

Rihidhnin në treg produktet e skaduara, çfarë u zbulua brenda magazinës në Vorë

Policia ka njoftuar sot goditjen enjë rasti të rëndë në Vorë, ku subjekti tregtar “Master AL” rihidhte në treg produkte të skaduara, duke u...

Dështon edhe përpjekja e 49-të për konstituimin e Kuvendit

Sot, dështoi sërish tentimi i 49-të për konstitumin e legjislaturës së nëntë të Kuvendit të Kosovës. Dështimi ndodhi, pasi që ashtu si herët e...

Lajme të tjera

Web TV