Rama për protestat: Abuzim me të miturit, personat pas tyre janë kriminelë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Duke komentuar protestat e ditëve të fundit, kryeministri Edi Rama, në një konferencë për mediat, u shpreh se mendon se është një fatkeqësi e madhe që njerëz me eksperiencë dhe prani publike, nuk ngrënë zërin për atë që ai e quajti abuzim me të miturit.

Sipas kreut të qeverisë, pjesëmarrja e të miturve në protesta, është një turp i pashoq ndërsa shtoi se nxitja e tyre për dhunë dhe trazira është “shitur” si shpërthim i një zemërate popullore.

“Mendoj që është fatkeqësi e madhe që njerëz me eksperiencë, me prani publike.. shfaqin opinionet, të jenë kaq të pandjeshëm, kaq të ndërkryer, ndaj qeverisë dhe kaq të mbushur me një ndjenjë hakmarrjeje, saqë të mos e ngrënë zërin për një fakt tmerrësisht të trishtueshëm që ka ndodhur këto ditë në Shqipëri. Abuzimi me të miturit.

Dhe ta interpretosh, këtë shfaqje abuzimi, si shpërthimin e një zemërate popullore.. revolte gjenuine që vjen nga një frustrim i brendshëm, i shoqërisë…do të thotë që duhet të ndjehemi të alarmuar. 

Është përtej skandalozes, turp i pashoq. T’i riabuzojnë të miturit, duke i përdorur si argument për të vazhduar të pikturojnë një panoramë revolucioni që kanë kohë që e nxisin dhe e presin. Rënie në një nivel që nga pikëpamja humane është katastrofë… Ata që janë pas tyre janë kriminelë.” 

Të fundit

GJKKO dënon me burg të përjetshëm Fran Marashin,akuzohet për “Masakrën e Urës Vajgurore”

Gjykata e Posaçme ka dënuar me burg përjetë, Fran Marashin, i akuzuar për masakrën e Urës Vajgurore ku u...

Shkencëtarët zbulojnë “Super-Tokën”, një planet 20 vite dritë larg

Shkencëtarët duke kërkuar për planetë që mund të mbështesin jetën dhe kanë zbuluar një që ata besojnë se ka ujë dhe është jashtëzakonisht i...

Tiranë, gjendet i pajetë në banesë 23-vjeçari nga Laknasi

Një 23-vjeçar është gjetur i vdekur në banesën e tij në Kamëz. Policia thotë se 23-vjeçari dyshohet të jetë vetëvarur. Autoritetet po punojnë për zbardhjen e...

Bie tregu i aksioneve në SHBA/ Shkak, tarifat e reja të administratës Trump

Tregu i aksioneve në SHBA ra të hënën, duke u ndikuar nga shqetësimet për ndikimin e tarifave në rritjen e ekonomisë. Presidenti Trump shmangu komentet...

“Vini këtu me çanta superluksi e këpucë “Antonio Vietri”/ Berisha ‘skanon’ zonjat e PS-së

Kryetari i PD, Sali Berisha akuzoi mazhorancën nga foltorja e Kuvendit se përfaqësuesit e saj kanë abuzuar me fondet publike, ndërsa qytetarët janë lënë...

Lajme të tjera

Web TV