Protestat/ Rama: Shkarkimi i Ardi Veliut nuk ndodh. Basha lider pa karakter

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama ka vijuar me qëndrimin e ashpër ndaj protestave të ditëve të fundit edhe në konferencën e sotme. Rama ka thënë se shkarkimi i drejtorit të Policisë së Shtetit Ardi Veliut nuk vendoset me protesta në rrugë, ndërkohë që e ka cilësuar largimin e ministrit Sandër Lleshajt si veprim të nevojshëm moral.

Si mund të vihet në diskutim që nga rruga, jo këta por 500 mijë veta, të kërkojnë largimin e drejtorit të policisë.

Nuk vendoset në rrugë se kush ikën dhe kush rri, vendoset në bazë të çfarë është e drejtë. Ishte e drejtë që qeveria të kërkonte ndjesë, jo se kishte gisht në tragjedinë që ndodhi, por se djalin 25 vjeçar e vrau arma e shtetit.

Ishte e drejtë që ministri i brendshëm të këmbëngulte që duhej të largohej, jo se kishte përgjegjësi direkte apo indirekte në ngjarje por sepse ishte e drejtë që mesazhi i pjesëmarrjes në dhimbjen e asaj familje të mos ishte vetëm me fjalë. Moralisht ministri të thotë atë që tha. Këto nuk janë bërë si rezultat i protestës që ishte”, ka thënë Rama.

Më tej Rama fajësoi ish-kryeministrin Berisha dhe Presidentin Ilir Meta si orkestrues të protestave të dhunshme që kanë përfshirë vendin pas vrasjes së Klodjan Rashës. Ai thotë se Lulzim Basha nuk ka dorë në këtë akte, por heshtja e tij i legjitimon këto akte.

Mua më vjen keq për Lulzim Bashën. Është një tjetër rast që ai është një lider pa pikë karakteri. Basha nuk ka asnjë lidhje me ato që ndodhin. Kjo nuk e pafajëson, por e bën dyfish fajtor. Duhet të dilte të thoshte se kjo nuk është rruga e duhur pasi duhet të shkojmë në votime. Kjo që ndodh nuk është gjë tjetër akti degradimit të Ilir Metës dhe Sali Berishës.

Këto janë pas asaj. Këto kanë predikuar revolucione. Këtë e dinë dhe peshqit e Liqenit Artificiale. Secili nga ju e di këtë që po them unë tani. Këtë e di çdo shqiptar, i majtë apo i djathtë. Edhe fëmija kur të ndjejë se po i bëhet diçka jo e drejtë të shkojë dhe të vendosi zjarrin në shtëpi”, tha Rama./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Gaza, ndihma humanitare është e kufizuar dhe e vonuar: 29 vdekje nga uria në dy ditë

Tepër vonë dhe tepër pak. Është e vërtetë që natën e së mërkurës, nëntëdhjetë kamionë të ngarkuar me ndihma...

Rritet mosha e daljes në pension në 70 vjeç, deri në vitin 2040

Parlamenti i Danimarkës miratoi të enjten një ligj që rrit moshën e daljes në pension në 70 vjeç deri në vitin 2040 nga mosha...

Maj 1915/ Lufta kundër Austro-Hungarisë, Italia i bashkohet Britanisë, Francës dhe Rusisë

Lufta e Parë Botërore apo Lufta e Madhe ishte lufta që përfshiu pothuajse gjithë botën, nga viti 1914 deri në vitin 1918. Kjo lufte...

Vota emigrantve nga Greqia, shuplakë patriotike kundër aleancës Berisha-Beleri!

Juristi Kreshnik Spahiu nuk mendon se qeveria ndikoi te vota e 11 majit aq masivisht sa po pretendon opozita apo që t’i ketë blerë...

Artan Lame mes dy botëve

Sot në mëngjes u dha lajmi se ish-kreu i Kadastrës, Artan Lame kishte ndërruar jetë në një spital në Gjermani, pas një komplikacioni në...

Lajme të tjera

Web TV