Disa javë më parë u emërua zv.ministër i Ekonomisë/ Besart Kadia merr një tjetër post të rëndësishëm

Zëvendësministri i Ekonomisë, Besart Kadia ka marrë një tjetër post të rëndësishëm.

Mësohet se Kadia me vendim të Këshillit të Ministrave është caktuar si pjesë përbërëse e grupit negociator për Shqipërinë me Bashkimin Europian.

Ky vendim është marrë disa ditë më parë, ndërkohë që është publikuar sot në Fletoren Zyrtare.

Besart Kadia zëvendëson anëtaren e mëparshme të këtij delegacioni, Belinda Ikonomin.

Kadia, vetëm pak javë më parë mori postin e zv.ministrit të Financave që u shoqërua me bujë, pasi ai ka qenë pjesë e strukturave këshilluese të Partisë Demokratike.

Pa.Va/Fjala.al