Kokainë dhe heroinë në banesë, arrestohet 40-vjeçari në Elbasan

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia e Elbasanit ka arrestuar një 40-vjeçar, pais i janë kapur lëndë narkotike në banesë. Në pranga ka rënë M. B., 40 vjeç. Sipas bluve arrestimi i tij erdhi pas finalizimit të operacionit të koduar “Kinemaja”.

Gjatë kontrollit të ushtruar nga Policia në banesën e tij u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provave materiale: 141 gramë lëndë narkotike heroinë,  18.5 gramë lëndë narkotike kokainë, një peshore e vogël elektronike që shërbente për peshimin e lëndës narkotike,  4100 euro dhe 300 paund, të cilat dyshohen se janë të përfituara nga aktiviteti kriminal i shpërndarjes së lëndës narkotike, si dhe dy aparate celular.

Njoftimi i plotë:

Goditet një tjetër rast i veprimtarisë kriminale në fushën e shpërndarjes të drogave të forta në doza të vogla.

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Kinemaja”.

Operacioni i zhvilluar nga Seksioni i Hetimit të Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me forcën e posaçme “Shqiponja” në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan.

Sekuestrohen 141 doza me heroinë, 18 doza me kokainë, shuma parash që dyshohet se janë përfituar nga veprimtaria kriminale, një peshore e vogël elektronike dhe dy aparate celular.

Bie në pranga poseduesi i tyre.

Në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale të shpërndarjes së drogave të forta në doza të vogla në qytetin e Elbasanit, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, pas një pune hetimore disajavore u bë e mundur goditja dhe dokumentimi ligjor i kësaj veprimtarisë kriminale.

Gjatë operacionit të koduar “Kinemaja”, specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me forcën e posaçme “Shqiponja”, arrestuan në flagrancë shtetasin:

-M. B., 40 vjeç, banues në Elbasan, pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga Policia në banesën e tij u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provave materiale: 141 gramë lëndë narkotike heroinë,  18.5 gramë lëndë narkotike kokainë, një peshore e vogël elektronike që shërbente për peshimin e lëndës narkotike,  4100 euro dhe 300 paund, të cilat dyshohen se janë të përfituara nga aktiviteti kriminal i shpërndarjes së lëndës narkotike, si dhe dy aparate celular.

Lexo edhe :  Pesë të mitur helmohen nga klori në pishinë, në gjendje të rëndë 9-vjeçari

Vijojnë hetimet për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme procedurale.

Të fundit

Historia e burrit që kaloi 5 muaj në burg pa e ditur se liria kushtonte vetëm 2 dollarë

Një histori surreale nga Nju Jorku ka tronditur opinionin publik dhe ka ekspozuar një mangësi serioze në sistemin gjyqësor...

Të rinjtë shqiptarë ndër më të paaftët për zotësi digjitale në Evropë

Të rinjtë shqiptarë nuk janë më të ndriturit në Evropë sa u takon aftësive digjitale. Përkundrazi, ata në fakt mund të jenë në listën...

Kandidatë për të drejtuar PD-në drejt fitores ka shumë

Preç Zogaj “Ja, u dorëhoq Berisha, po kush ta marrë”? Kjo është pyetja që dëgjohet shpesh mes demokratëve pas disfatës elektorale të PD-së në zgjedhjet e...

Manaj gabon penalltinë në fundin e pjesës së parë/ Dëshpërim në ‘Arenën Kombëtare’

Është mbyllur pa gola pjesa e parë e sfidës mes Shqipërisë dhe Serbisë, e cila po zhvillohet në “Arenën Kombëtare” në Tiranë. Kuqezinjtë kanë zhvilluar...

Djaloshi “rrëmben” vëmendjen e të gjithëve, bën shqiponjën gjatë ekzekutimit të himneve

Në “Arena Kombëtare” luhet ndeshja mes Shqipërisë dhe Serbisë, takim ky i vlefshëm për kualifikueset e Botërorit. Gjatë ekzekutimit të himneve përkatëse, ka spikatur një...

Lajme të tjera

Web TV