Sulejman Starova, drejtori i ri teknik i Teutës, rikthehet pas 8 vitesh në Durrës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Rikthehet pas 8 vitesh, 65-vjeçari u prezantua të martën pasdite para skuadrës durrsake. Ndërkohë që Kategoria Superiore i drejtohet javës së 9-të, që është edhe java e fundit e fazës së parë dhe skuadrat i kanë hedhur sytë drejt merkatos së janarit, është Teuta që ka bërë të martën një lëvizje në këtë drejtim, por duke marrë një drejtor të ri teknik.
Klubi durrsak, që këtë sezon ka objektiva madhorë dhe pretendon titullin “kampion”, ka prezantuar Sulejman Starovën si drejtorin e ri teknik. Starova është një emër i njohur i futbollit shqiptar dhe ky është një rikthim pasa 8 vitesh në Durrës për 65-vjeçarin që ka provuar të drejtojë bregdetarët më parë si trajner. Teuta ka vijuar me përgatitjet për sfidën e fundjavës në kampionat ndaj Apolonisë, në ndeshjen që do të luhet në Stadiumin “Loni Papuçiu” kundër ekipit vendas.
Emërimin e tij e ka bërë të ditur klubi durrsak, në një njoftim të postuar në rrjetet sociale. “Skuadra e Teutës ka filluar ditën stërvitjen dhe përpara ekipit është prezantuar nga shefi i klubit, Enid Furxhi, drejtori teknik Sulejman Starova, – thuhet në njoftimin e klubit bregdetar. – 65-vjeçari nga Tirana nga sot ka marrë detyrën e re me Teutën dhe menjëherë pas zyrtarizimit ka filluar nga puna.”
“Starova është një emër i njohur ne kampin blu, teksa ka qenë gjithashtu në periudha të ndryshme në drejtimin e bluve si trajner”, – përfundon postimi i klubit të Teutës në rrjetet sociale. Pas 8 javësh, Teuta ndan vendin e 5-të dhe të 6-të me Kastriotin, me nga 10 pikë secila, por duhet theksuar se, ndonëse është ekipi i vetëm që nuk ka pësuar ende humbje këtë sezon, ka korrur vetëm një fitore dhe ka marrë plot 7 barazime.

Lexo edhe :  Conference League, Partizani del me barazim nga Estonia

Pa.Va/Fjala.al

Të fundit

Çelet sezoni artistik në Elbasan, instrumentistët sjellin vepra botërore

Në Elbasan është çelur sezoni artistik veror me koncertin “Virtuozët”, një aktivitet që solli në skenë instrumentistë të talentuar...

Dy lojtarë dalin kundër Barcelonës: Nuk duam të largohemi!

Barcelona duhet të sigurojë të ardhura këtë verë, me qëllim që të jetë në gjendje të regjistrojë transferimet e reja. Lojtari i vetëm i...

Ministri i Izraelit: E sulmojmë përsëri Iranin, ne s’kemi frikë

Ministri i Jashtëm i Izraelit, Eli Cohen, ka dhënë një paralajmërim të drejtpërdrejtë ndaj Iranit lidhur me programin e tij bërthamor. Në një intervistë për...

Medikamente kontrabandë, nën akuzë pronarët e farmacive! Ilaçet u futën nga Greqia?

Pronarët e dy farmacive në Korçë janë marrë nën hetim nga Policia nën dyshimin e kontrabandës së medikamenteve nga Greqia. Kontrolli i ushtruar në mënyrë...

Zyrtari i PD: Oligarkët do kapin Thethin përmes ‘Paketës së Maleve’

Zyrtari i Partisë Demokratike, Dorian Teliti zbuloi sot, sipas pretendimeve të tij, prapaskenat e aksionit të ndërmarrë nga IKMT, me urdhër të kryeministrit Edi...

Lajme të tjera

Web TV