Revista prestigjioze, “France Football”, zgjedh italianin: Kolina, gjyqtari më i mirë në histori

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Revista prestigjioze zgjedh italianin si “bilbilin” më të mirë të të gjitha kohërave. Duke qenë se dhënia e “Topit të Artë” këtë vit është anuluar për shkak të epidemisë së virusit korona, që ka shpërthyer në shkallë globale, revista prestigjioze “France Football” që e ka krijuar këtë çmim, zgjodhi që ta zëvendësojë atë me një “11-she” më të mirë të të gjitha kohërave.

Gazetarë nga 170 vende të botës, bashkëpunëtorë të revistës prestigjioze, kanë votuar për kandidatët e tyre për skuadrën ideale me skemën 3-4-3. Formacioni idela përbëhej nga portieri Lev Jashin, mbrojtësit Kafu, Franc Bekenbauer dhe Paolo Maldini, mesfushorët Ksavi, Lotar Mateus, Diego Armando Maradona dhe Pele dhe sulmuesit Lionel Mesi, Ronaldo Nazario dhe Kristiano Ronaldo.

Ndërkaq, revista e përjavshme ka vijuar me çmimet e saj, teksa e ka zgjedhur Pierluixhi Kolinën si gjyqtarin më të mirë të të gjitha kohërave. “Ai e ka shkruar historinë e futbollit, – shkruan “France Football”. – Kur është çështja te gjyqtarët, emri i parë që të bie ndër mend është i tij. Që nga debutimi i tij në vitin 1977, e deri te lamtumira e tij në vitin 2005, Kolina ka shkruar historinë e futbollit.”

Italiani ka qenë i pranishëm në 240 ndeshje të Serinë A në karrierën e tij dhe me 109 ndeshje ndërkombëtare. Ishte gjyqtar kryesor edhe në finalen e Botërorit në vitin 2002, midis Gjermanisë dhe Brazilit. Pjerluixhi Kolina u shpall gjyqtari më i mirë në botë nga Federata Ndërkombëtare e Futbollit për Histori dhe Statistika, nga viti 1998, deri në vitin 2005. Ai është edhe pjesë e “Hollit të Famës” të futbollit italian që në vitin 2011.

Pa.Va/Fjala.al

Të fundit

Ku është uraniumi i Iranit? Inteligjenca europiane: Mori masat para sulmit

Të tjera fakte kanë dalë në dritë për fatin e uraniumit të Iranit. Rezervat e uraniumit të pasuruar në...

“Ndoshta ka konflikt”, trupat gjermane do të vijojnë në Kosovë

Bundestagu gjerman vendosi në lexim të dytë të vazhdojë pjesëmarrjen e trupave gjermanë në misionin e NATO-s në Kosovë, si pjesë e KFOR. Njoftimin...

Liderët e BE-së kërkesë Komisionit Evropian: Duhet koherencë me NATO-n

Një ditë pas samitit të NATO-s, ku vendet anëtare miratuan deklaratën e përbashkët për rritjen e shpenzimeve për mbrojtjen në 5 për qind të...

Kuvendi miraton propozimin e Fidel Yllit për sportin, PD: Ndërhyrje politike

Parlamenti miratoi sot disa ndryshime në ligjin “Për Sportin”, një projektligj i propozuar nga kreu i KOKSH-it, Fidel Ylli, që ka ngjallur reagime të...

Dash Sula del kundër PD: Njëri rri jashtë, tjetri pi kafe! I fusin një të qeshur…

Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula ka shprehur sërish rezervat dhe pakënaqësitë e tija ndaj kolegëve demokratë. Sipas Sulës, opozita është e “çorientuar” dhe...

Lajme të tjera

Web TV