Italia do të ndërtojë 1500 pavijone vaksinimi, simbolika pas luleve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Qindra pavijone prej druri të vaksinimit, zbukuruar me lule, për të simbolizuar rigjenerimin, do të instalohen përfundimisht në Itali në muajin janar, ndërsa vendi fillon të imunizojë popullsinë e tij me një vaksinë Covid-19.

Projektimet për stacionet u zbuluan nga arkitekti Stefano Boeri, i cili, së bashku me një ekip këshilltarësh, zhvilluan falas logon dhe aspektet vizuale të përhapjes së vaksinave të vendit.

Studioja Boeri konfirmoi për CNN se një total prej 1500 pavijonesh të përkohshme, rrethore, do të vendosen në sheshet dhe qendrat e qyteteve të Italisë.

Pjesa e brendshme do të jetë kryesisht prej druri për të përcjellë një simbol të qetësisë dhe rigjenerimit.

“Vaksinimi do të jetë një akt i përgjegjësisë qytetare, dashurisë për të tjerët dhe rizbulimit të jetës. Nëse ky virus na ka mbyllur në spitale dhe shtëpi, vaksina do të na kthejë në kontakt me jetën dhe natyrën që na rrethon”, shtoi ai.

Boeri është një nga arkitektët më të famshëm të Italisë, i famshëm për ndërtesën, “Il Bosco Verticale”, ose “Pylli Vertikal”, fasada e së cilës është e mbushur me pemë të gjalla dhe gjelbërim.

Një trend i vogël, por i dukshëm i skepticizmit të vaksinave në Itali i ka munduar shkencëtarët për disa vite. Në vitin 2018, qeveria e vendit pezulloi vaksinimet e detyrueshme për nxënësit e shkollave italiane.

Të fundit

“Dua të largohem”, ylli i Real Madridit nuk duron më

Rodrygo nuk ka vend në projektin e Xabi Alonso dhe është i vetëdijshëm për këtë gjë. Braziliani ka humbur...

Musk i kërkoi Zuckerberg-ut ta ndihmonte për blerjen OpenAI

Njeriu më i pasur në botë, Elon Musk, i kërkoi drejtorit ekzekutiv të Meta, Mark Zuckerberg, të ndihmonte në financimin e një blerjeje prej...

Hamasi shpall Gazën në gjendje urie, bën thirrje për ndihmë

Organizata e Hamasit ka shpallur zyrtarisht Gazën në gjendje urie, duke bërë thirrje për hapjen pa kufizime të kalimeve kufitare në mënyrë që të...

Tërhiqet Gjermania? “Njohja e Palestinës tani nuk do ishte produktive”

Një zëdhënës i qeverisë gjermane tha të premten se Berlini nuk ka plane aktuale për të njohur një shtet palestinez, pasi kjo do të...

Donnarumma lihet në hije, Guardiola hedh sytë te një portier tjetër

Manchester City është tërhequr nga gara për portierin Donnarumma. Arsyeja është kërkesa e lartë financiare e PSG-së. Pep Guardiola shqyrton një alternativë më të lirë,...

Lajme të tjera

Web TV