Meta nuk humb kohë, dekreton emërimin në detyrë të Çuçit dhe Ekonomit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti Ilir Meta ka dekretuar menjëherë ndryshimet në qeveri. Ashtu sikundër paralajmëroi një ditë më parë në konferencë më Presidenten e Kosovës, Kreu i Shtetit ka dekretuar pa vonesa emrat e dy ministrave të rinj të kabinetit qeveritar.

Bëhet fjalë për Ministrin Bledi Çuçi, i cili u propozua nga kreu i qeverisë për të marrë postin e Ministrit të Brendshëm, pas dorëheqjes së Sandër Lleshajt, si edhe Milva Ekonomi, e cila do të marrë në postin e Ministres së Bujqësisë, në vend të Bledi Çuçit.

Gjithashtu me propozim të kryeministrit, Presidenti Ilir Meta ka dekretuar shkarkimin nga detyra të Sandër Lleshajt, nga posti i ministrit të Brendshëm.

Ndryshimet në qeveri, erdhën pas vrasjes së 25-vjecari Klodian Rasha nga efektivi i policisë, në rrugicën pranë banesës së tij, si edhe protestat që pasuan ngjarjen.

Kryeministri Rama njoftoi dorëheqjen e ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj, ndërsa një ditë më parë njoftoi emrat e rinj në kabinetin qeveritar që ai drejton./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Hamasi pranon propozimin amerikan për armëpushim 60-ditor

Hamasi ka paraqitur përgjigjen e tij ndaj një propozimi për armëpushim në Gaza, të ndërmjetësuar nga SHBA-të, tha të...

Ish-ambasadori: Kërkoni falje për krimet ndaj shqiptarëve të Çamërisë

Ish-ambasadori, shkrimtari e studiuesi Luan Rama, është shprehur se Presidenti, Kryeministri dhe Parlamenti grek duhet t’i kërkojnë të falur popullsisë shqiptare të Çamërisë për...

“Ka rrethuar pallatin”, Braçe denoncon zaptimin e hapësirës publike

Deputeti socialist Erion Braçe ka reaguar ashpër përmes një denoncimi lidhur me zaptimin e hapësirave publike në zonën e bllokut “1 Maji”, në Tiranë. Përmes...

Sindikata: Bankers Petroleum nuk ka paguar naftëtarët siç duhet

Sindikata e Sektorit Hidrokarbur ka reaguar pas aksionit të policisë në kompaninë "Bankers Petroleum" për shmangien e taksave për 20 vite. Sindikata ka deklaruar...

OSSH ushtron kontrolle në zonat turistike dhe malore

Tashmë që vera ka nisur dhe kontrollet për abuzime të energjisë elektrike janë shtuar ndjeshëm në zonat turistike, bregdetare dhe malore. Në kuadër të...

Lajme të tjera

Web TV