Halit Valteri: Vettingu po ecën me hapin e breshkës, Prokuroria nuk duket gjëkundi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Deputeti i opozitës parlamentare Halit Valteri ka folur me tone të larta sot nga foltorja e Kuvendit lidhur me punën e bërë nga Prokuroria. Gjatë fjalës së tij ai u shpreh se qytetarët shqiptarë shpresuan dhe besuan fort se Reforma në Drejtësi do të sillte një Prokurori profesionale dhe që do të udhëhiqej nga zbatimi i ligjit dhe pavarësia, por sipas tij ajo nuk duket gjëkundi.

Kishte shumë syresh që ishin skeptikë për atë që po propagandohej lart e poshtë në media dhe kancelaritë perëndimore. Por fakti që në mes të të gjithë kësaj ishte ambasada e SHBA, sigurisht që i dha kredibilitet draftit të Reformës në Drejtësi dhe ktheu besimin e qytetarëve se më në fund do të kishin një Drejtësi të pavarur dhe profesionale. Asistimi gjithashtu i Bashkimit Europian ishte një vlerë e shtuar se më në fund në Shqipëri gjërat po lëviznin dhe po afronte koha e llogaridhënies për çdo mëkatar të ligjit.

Votimi i 21 korrikut 2016 me 140 vota pro miratimit të ndryshimeve Kushtetuese, duke i hapur rrugë kështu reformës më të rëndësishme të shtetit shqiptar pas rënies së komunizmit, nuk rezultoi gjë tjetër veçse një mundësi mjaft e mirë e disa politikanëve për të sistemuar ca punë të tyre.

Reforma në Drejtësi sot është konkluduar me ngritjen e disa institucioneve kyçe, por ende nuk po shohim frytet në dritën e diellit. Madje përkundrazi, kemi mosfunksionim të gjykatave, Gjykatës së Lartë dhe Gjykatës Kushtetuese. Gjykatat e rretheve janë gjithashtu mjaft të mbingarkuara për shkak të procesit të Vettingut, i cili vijon të ecë me hapin e breshkës. Ndërsa Prokuroria nuk duket gjëkundi”, u shpreh Valteri.

Më tej ai duke ju drejtuar kryeprokurorit Çela, deklaroi se nuk e di se si do ta mbronte ai, punën e dikasterit që drejton prej një viti tashmë dhe me çfarë bilanci do të vinte këtu në këtë sallë.

Lexo edhe :  Tuneli i Murrizit hapet për qarkullim në pranverë

Sipas deputetit në harkun kohor të një viti kanë ndodhur ngjarje mjaft të rënda, atentate mafioze që kanë tronditur opinionin publik dhe mjaft padrejtësi të tjera që i janë bërë qytetarëve, por që institucioni i Prokurorisë nuk ka bërë asgjë.

Po ashtu ai shprehet se kemi zyrtarë shteti që abuzojnë me detyrën ditën për diell dhe prokuroria nuk referon asnjë dosje në SPAK, por njësoj si dikur kur kishim drejtësi të kalbur, dokumentet hetimore mbyllen pa rezultat.

A e di zoti kryeprokuror se sa dosje hetimore presin të hapen? Se sa dosje hetimore të arkivuara fshehin krime financiare dhe kundër njeriut në sirtarët e mbuluar nga pluhuri në Prokurori? Sa dosje hetimore i takojnë aferave korruptive të shtrira gjerësisht në qeverisjen e sotme por edhe ato të kaluarat. Për hir të së vërtetës, sot kemi qeverinë më të kontestuar në raport me ligjin, por asgjë nuk ndodh.

Në harkun kohor të një viti nuk ka asnjë referim në Prokurori për ndonjë zyrtar të lartë të shtetit apo qoftë edhe ministër. Ne e dimë shumë, edhe ju jeni koshientë, që korrupsioni është ulur këmbëkryq në qeverinë tuaj. Vendime të tëra janë produkt aferash korruptive dhe ryshfeti dhe përballë kësaj ne nuk mund të bëjmë sikur asgjë nuk ka ndodhur. 

Njësoj si dikur, atëherë kur drejtësia lëngonte nga kalbësia e një sistemi të përçudnuar, edhe sot organi i akuzës nuk është funksional dhe as i përgjigjet lartësisë që e kërkon detyra dhe besimi ik qytetarëve”, përfundon fjalën e tij deputeti Valteri./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Viti 2024 shënoi ulje të pagesave për menaxherët e futbollistëve

Pas një rekordi të vitit 2023, fitimet e menaxherëve të futbollistëve në mbarë botën janë ulur. Shuma totale që...

Viti 2024, shënoi dëmet më të mëdha nga zjarret në pyje në Shqipëri dhe Kosovë

Ndryshimet klimatike i kanë bërë vendet e Ballkanit Perëndimor edhe më të rrezikuara, sidomos nga rënia e zjarreve në pyje. Viti 2024 shënoi dëmet...

Dëmet nga fishekzjarrët në Prizren, banorët kërkojnë përgjegjësi nga komuna

Ky është momenti kur shpërthimi nga fishekzjarret dëmtoi shtëpinë e Arsim Gjinovcit. Përpos tmerrit, atij iu dëmtuan dritaret. Nga zjarri që shpërtheu dhe u...

“Kur këndoj në dasma emocionohem”, Shpat Kasapi: Është prekëse kur vajza del nga shtëpia

Sa hite e këngë të Shpat Kasapit ndezin atmosferën në dasmat e gëzimet tona familjare! Në një intervistë për “Vila 24”, moderuar nga Anila Çela,...

Surprizë! Eliona Pitarka ndan lajmin e bukur, në pritje të ëmbël për herë të tretë

Lajm i bukur nga Eliona Pitarka. Teksa realizon një kërcim me bashkëshortin, ai nxjerr një eko dhe Eliona tregon barkun. Ai është tashmë paksa i...

Lajme të tjera

Web TV