Prokuroria e Dibrës mbyll hetimet për dosjen 184, merren të pandehur 4 persona

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Prokuroria e Dibrës ka përfunduar hetimet për dosjen 184 dhe ka marrë të pandehur 4 persona me akuzën për “shpërdorim detyre” dhe “kanosje të zgjedhësve”.

Çështja është pushuar për të hetuarit e tjerë për shkak të tejkalimit të afatit 3-vjeçar.

Të pandehurit janë Robert Aga ish shef komisariati me Dibër, akuzuar për shpërdorim detyre, Drini Gjeci ish drejtor i arsimit, akuzuar për shpërdorim detyre dhe kanosje të zgjedhësve, Nuri Meda zyrtar në njësine administrative Tomin akuzuar për shpërdorim detyre dhe Hasan Hoti, njësia administrative Lurë akuzuar për kanosje të zgjedhësve.

Pushimi i çështjes është kërkuar për Dionis Imeraj, Imer Lala, Arben Keshi, Bekim Krashi, Afrim Mikli, etj

Sipas informacioneve për mediat, Prokuroria ka konstatuar se ata kanë kryer veprën penale të shitblerjes së votës, por për shkak të tejkalimit të afatit 3-vjeçar vepra penale është parashkruar.

Kujtojmë se dosja 184 kaloi disa herë nga Dibra në Tiranë, tek Krimet e Rënda, në SPAK.

Si përfundim, SPAK e la në kompetencë të prokurorisë Dibër./l.m/Fjala.al

Të fundit

BE transferon 1 miliard euro ndihmë financiare për Ukrainën

Bashkimi Evropian ka transferuar 1 miliard euro ndihmë makrofinanciare për Ukrainën, duke e çuar në 150 miliardë euro totalin...

Milaim Zeka nuk mban dot lotët: 75 trëndafilat e mi iu bëfshin 75 ferra

Përmes 5 fotove të pushimeve, Milaim Zeka ka qenë pasditen e sotme në një rrëfim të ndjerë e plot emocione përballë Bietës. Një bisedë me...

Rrëfehet Brad Pitt pas divorcit nga Angelina Jolie: Kam bërë…

Brad Pitt ka reflektuar hapur mbi jetën e tij personale dhe gabimet që ka bërë, vetëm pak kohë pas finalizimit të divorcit të gjatë...

Europa në panik? Holanda do të rrisë shpenzimet për mbrojtjen

Qeveria holandeze ka dhënë dritën jeshile për një rritje të ndjeshme të shpenzimeve të mbrojtjes, ndërsa NATO po i nxit anëtarët e saj ta...

Ukraina ka riatdhesuar 1200 trupa të vrarë në luftën me Rusinë

Ukraina ka bërë të ditur se ka riatdhesuar trupat e 1,200 ushtarëve të saj të rënë në luftën e shkaktuar nga pushtimi në shkallë...

Lajme të tjera

Web TV