Rikonstruktohet rruga në Qukës Shkumbin, Balla: Në mandatin e tretë, fokusi në periferi dhe fshatra

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas shumë vitesh mungesë vëmendje dhe harrese, 3800 banorë të fshatit Qukës Shkumbin në Prrenjas tashmë shohin të realizuar kërkesën e tyre shumëvjeçare për rikonstruksionin e rrugës së fshatit.

3.7 km rrugë është duke u rikonstruktuar totalisht me të gjitha standardet, përfshirë sistemin e ndriçimit, kanalet anësore, por edhe rikonceptimin dhe sistemimin e qendrës së fshatit.

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla i shoqëruar nga Kryetari i Bashkisë së Prrenjasit Nuri Belba inspektuan ecurinë e punimeve.

Punët në bashkinë Prrenjas gjatë këtij viti, kanë qenë në nivelin më të lartë historik, do ta quaja, po të kemi parasysh numrin e madh të projekteve dhe vlerën e financimit.  

Pas vëmendjes së plotë në qytetin e Prrenjasit, tashmë kemi zbritur në fshatra dhe siç e shikoni, po rikonstruktohet, jo vetëm rruga kryesore, por edhe rrugët e lagjeve.
Kjo tashmë do të jetë një lagje qyteti, me një qendër fshati të sistemuar me stola, ambiente shlodhëse dhe kënd lojërash për fëmijë.

Objektivi ynë në mandatin e tretë është, që pasi kemi përfunduar qendrat e qyteteve, duhet të zhvendosemi në periferi dhe fshatra.

Dua t’u them banorëve, që vëmendja jonë është për njerëzit e zakonshëm, që nuk jetojnë në banaqet e darkës, apo divanhanet e darkës nëpër televizione e portale, por njerëzit që jetojnë në këto fshatra. Dhe nëse do të krahasojmë punët që po bëjmë ne, me punët që bëheshin për qëllime elektorale, populli di ta bëjë mirë diferencën“, deklaroi Balla.

Ndërsa kryetari i Bashkisë, Belba në fjalën e tij tha se përpos kësaj rruge, të tjera projekte të rëndësishme ka bashkia për vitin e ardhshëm.

Është një investim shumë i pritur për banorët e fshatit Qukës Shkumbin i cili parashikon edhe rikonceptimin e qendrës së fshatit. 3800 banorë marrin shërbim nga kjo rrugë dhe dua t’u them banorëve se ne jemi në krye të punëve prej më shumë se një viti tashmë.
Falenderoj banorët për bashkëpunimin për lirimin e hapësirave dhe zgjerimin e rrugës“, tha Belba.

Lexo edhe :  “Pranoj humbjen”, Shehi jep dorëheqjen nga drejtimi i koalicionit “Djathtas për Zhvillim”

Për banorët rikonstruksioni i kësaj rruge ishte plotësimi i një kërkese të bërë prej shumë vitesh. Sipas tyre rruga ekzistuese ishte tërësisht e shkatërruar dhe e papërshtatshme as për këmbësorë dhe as për mjete./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Turi i 82-të çiklistik/ Policia publikon planin e masave, ja rrugët që bllokohen

Turi i 82 çiklistik i Shqipërisë starton ditën e nesërme, i ndarë në 5 etapa. Në kuadër të këtij turi,...

Emigracioni i paligjshëm drejt Britanisë, me jahte luksoze

Raportet për udhëtime të rrezikshme, të cilat shpesh rezultojnë fatale për migrantët e parregullt , janë gjithashtu të shpeshta në Britaninë e Madhe. Sipas të dhënave zyrtare,...

‘Një krizë ekzistenciale’/ A do të mbijetojnë universitetet nga ChatGPT?

Ishte shtatori i vitit 2023 kur avokati Rhys Palmer mori telefonatën e parë nga një student i universitetit, i alarmuar, i akuzuar se kishte...

Revolucioni imagjinar i një njeriu të braktisur nga familja!

Ka një moment kur fjalët nuk thuhen për të fituar ndonjë debat politik, por për të ndalur një rënie të dhimbshme njerëzore dhe publike...

I ra në kokë bojleri teksa po e çmontonte, humb jetën 52-vjeçari në Tiranë!

Një aksident në punë, i ka marrë jetën një 52-vjeçari në Tiranë, të cilit i ka rënë në kokë bojleri që ishte duke çmontuar,...

Lajme të tjera

Web TV