Tri arsye përse varianti i ri i Covid-19 duhet të na shqetësojë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një variant i ri i koronavirusit ka bërë që Britania e Madhe të futet në izolim të rreptë. Ky variant është pikasur edhe në vende të tjera të Europës.

Sipas BBC, ky variant është çuditërisht me shumë mutacione. Shpjegimi më i mundshëm është që varianti ka dalë nga një pacient me sistem të dobët imunitar, që nuk ka qenë në gjendje të luftojë virusin.

Në vend të kësaj, trupi është kthyer në terren të përshtatshëm për mutacionin e virusit. Thuhet se varianti i Covid-19 nuk është më vdekjeprurës dhe as nuk e rrezikon vaksinën. Por asgjë nuk dihet me siguri. Atëherë sa të shqetësuar duhet të jemi?

Ky variant po tërheq vëmendjen për shkak se janë bërë bashkë tri gjëra:

-Ai po zëvendëson me shpejtësi versionet e tjera të virusit.

-Mutacionet e tij po prekin pjesë të virusit që ka të ngjarë të jenë të rëndësishme.

-Disa nga këto mutacione kanë treguar në laborator se shtojnë aftësinë për të infektuar qelizat.

Të gjitha këto bashkohen për të krijuar një rast të një virusi që mund të përhapet më lehtë. Sidoqoftë, ne nuk kemi siguri absolute. Variantet e reja mund të bëhen më të zakonshme thjesht duke qenë në vendin e duhur, në kohën e duhur, siç ishte Londra, e cila deri së fundmi kishte kufizime më të lehta.

A ka ndodhur më parë?

Po. Virusi që u pikas në fillim në Wuhan të Kinës nuk është i njëjtë me atë që gjendet në shumicën e planetit. Mutacioni D614G u shfaq në Evropë në shkurt dhe u bë forma dominuese e virusit në botë. Një tjetër variant, i quajtur A222V, u përhap nëpër Europë dhe mendohej se vinte nga Spanja.

Lexo edhe :  Malltezi: Rama i bëri thirrje SPAK-ut të hetonte Berishën

Çfarë dimë për mutacionet e reja?

Një analizë fillestare e variantit të ri identifikon 17 ndryshime të mundshme. Ka pasur ndryshime në proteinën ‘thumb’, që shërben si çelës për virusin që të hyjë në qelizat e trupit tonë. Kjo duket se është përshtatje shumë e rëndësishme.

Puna e bërë nga profesor Ravi Gupta, i Universitetit të Kembrixhit, sugjeron se ky mutacion rrit infektueshmërinë në mënyrë të dyfishtë në eksperimentet laboratorike. Studimet tregojnë se ky mutacion i bën antitrupat në gjakun e të mbijetuarve më pak efektive në sulmin ndaj virusit.

Profesor Gupta thotë: “Ky variant po rritet me shpejtësi, kjo është ajo që shqetëson qeverinë. Ne jemi të shqetësuar. Shumica e shkencëtarëve janë të shqetësuar”./Fjala.al

Të fundit

800 mijë trupa në Gjermani, Europa bëhet gati për betejë me Rusinë

Mes paralajmërimeve për një konflikt të mundshëm të madh me Rusinë, Gjermania do të presë një nga stërvitjet ushtarake...

Nga 12 në 5 mln euro, ylli i Anglisë pranon ulje page për të veshur fanellën e Juventusit

Pas Jonathan David, Jadon Sancho duket se do jetë ylli i radhës që do të transferohet te Juventus. "Tuttosport" raporton se Juventus ka arritur...

“Unë doja letërsinë. Partia më çoi në thertore. Aty kuptova se…”

Flutura Açka, deri vonë deputete e PD, ka bërë një rrëfim për Euronews. Ajo është një grua që e filloi karrierën larg pasionit të...

Veliaj postim nga qelia: Këto 10 vite Tirana është kthyer në zemrën e ekonomisë”

Erion Veliaj ka bërë një bilanc të arritjeve të dekadës së fundit në Tiranë, duke vënë theksin te përmirësimi i ndjeshëm i infrastrukturës dhe...

Zjarr masiv në kodrat e Peqinit dhe Rrogozhinës

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë ditën e sotme kodrat në zonën e Karinës, ndërsa flakët janë përhapur në Peqin dhe në...

Lajme të tjera

Web TV