Mutacioni i ri i Covid-19/ A jemi në rrezik? Flet Brataj: Nuk ka siguri…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Lloji i ri i Covid që u përhap me shpejtësi në Gjermani dhe që tashmë është identifikuar edhe në disa shtete të tjera, për fshirë Italinë, ka vënë nën alarm shkencëtarët.

Drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, tha në “Report tv” se nuk ka akoma siguri se çfarë përcjellin këto mutacione.

Vendi ndaloi udhëtimet nga Britania, ndërsa Brataj tha se kjo masë u mor për shkak të mungesës së njohurive rreth llojit të ri të virusit.

Megjithatë ai shtoi se ka një rritje të transmetueshmërisë së infeksionit, por jo të virulencës, pra të dëmit që shkakton.

“Siç u komunikua përsa i përket masave bëhen përmes monitorimit të situatës në Shqipëri që është në gjendje stabël. Ka një kufizim të infeksionit dhe numrit të të sëmurëve. Po ta marrim me 2 javët e mëparshme është rreth 8-10% ulja e infeksionit. Numri i të sëmurëve për fatin e mirë është i ulët në periudhën e ditëve të fundit. Dalja e versioneve të tjera të koronavirusit në Britani. Akoma nuk ka siguri që këto mutacione se çfarë përcjellin. Ka një rritje të infeksionit por jo të virulencës, pra të dëmtimit që shkakton. Kjo na lë pak më të qetë por u mor masa sepse është një e panjohur që do të tregojë rezultatet më vonë. Përhapja e infeksionit gjatë kësaj periudhe festash është më e madhe ndaj dhe ndërmorëm masat e reja. Monitorimi i situatës do të bëhet. Njëherë në 2 javë bëhet ndryshimi i masave. Vlerësimi do të bëhet edhe para datës 4 janar. Nëse gjendja do të jetë nën kontroll, do të qëndrojnë në fuqi masat e mëparshme”, tha Brataj.

Pa.Va/Fjala.al

Të fundit

Skandal në Ukrainë, arrestohen 4 qeveritarë, abuzuan me dronët

Autoritetet ukrainase kanë kryer katër arrestime pas zbulimit të një skandali të ri korrupsioni që përfshin kontrata të fryra...

Sherri me thika në Vlorë, publikohen pamjet e përleshjes mes të rinjve

A2 CNN ka siguruar pamjet e përleshjes së dhunshme që ndodhi mes disa të rinjve mbrëmjen e së shtunës në qytetin bregdetar të Vlorës,...

SHBA ndërton bazën ushtarake në Nish para vitit 2030? Zbuloni arsyen

Eksperti i sigurisë Bedri Elezi tha në emisionin Balkan Talks në Euronews Albania se baza ushtarake e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë...

Tragjedi në koncertin e Wembley, fansi vdes pasi ra nga ulëset

Një burrë ka vdekur pasi është rrëzuar në stadiumin Wembley në Londër gjatë një koncerti të Oasis të shtunën në mbrëmje. Policia dhe ndihmësit mjekësorë...

Real Madrid merr ofertën zyrtare për Brahim Diaz, por ka një kusht

E ardhmja e Brahim Diaz te Real Madrid është në pikëpyetje. Marokeni i cili mund të luajë edhe si mesfushor sulmues edhe si anësor,...

Lajme të tjera

Web TV