Ndeshja me Cagliarin, Inter dështon sërish

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Java e 21-të e Serisë A nuk rezultoi aq e lehtë sa u duk fillimisht për zikaltërit e Interit. Ekipi i drejtuar nga trajneri Antonio Conte nuk ka arritur që të fitojë as në ndeshjen me skuadrën e Cagliarit.

Takimi me skuadrën e vendit të gjashtë të kategorisë më të madhe të sportit në Itali ka rezultuar të jetë e vështirë për Interin e vendit të dytë dhe është mbyllur me barazimin 1-1.

Skuadra e parë që kaloi në avantazh ishte ajo e Contes, e cila arriti që të shënonte në minutën e 29-të me anë të Lautaro Martinez, i cili po ashtu do të ndëshkohej në minutat shtesë të ndeshjes duke marrë karton të kuq.

Megjithatë, avantazhi i zikaltërve zgjati deri në minutën e 78-të të lojës, pasi Radja Nainggolan arriti që të barazonte rezultatet për ekipin e Cagliarit.

Kujtojmë se nga kjo ndeshje Interi vazhdon të mbetet në vend të dytë, duke iu shkëputur me një diferencë prej tre pikësh nga vendi i parë që momentalisht mbahet nga Juventus.

Rikujtojmë se dhe java e 20-të ishte jo e frytshme për zikaltërit, të cilët mundën të merrnin vetëm barazim nga skuadra e Lecce-s e vendit të 17-të./Fjala.al/Katerina Tafa/

Të fundit

“Blindohet” Shqipëria, zbuloni makinat e reja ushtarake

Shqipëria ndërmerr një hap të rëndësishëm në modernizimin e Forcave të Armatosura, sipas raportimit të Iveco Defence Vehicles. Së...

Bashkia mbyll 11 kilometra plazh, shkaku… dragoi blu!

Spanja ka dhënë alarmin ditët e fundit pas shfaqjes së një krijese të rrallë dhe të rrezikshme detare, e njohur si "dragoi blu", në...

Toni Kroos kritikon Bayernin: Duhej ta blije atë lojtar, është klas botëror!

Enzo Millot. Ky është lojtari, i cili sipas Toni Kroos duhej të blihej nga Bayern. Ish-kampioni i botës ka kritikuar ish-klubin e tij për...

90 minuta larg historisë, Shkëndija triumfon me përmbysje ndaj Ludogorets

Shkëndija e Tetovës ka korrur një fitore historike përballë Ludogorets. Kuqezinjtë e drejtuar nga Jeton Beqiri fituan me përmbysje në sfidën e parë, të...

Fenomen i rrallë, Hëna e zezë do të shfaqet këtë fundjavë

Një fenomen i rrallë që ndodh gjatë fazës së hënës së re do të shfaqet këtë fundjavë. Ai quhet 'Hëna e zezë', pasi hëna...

Lajme të tjera

Web TV