Kisha Katolike, kundër vendimit për masat e reja kufizuese në vend

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Arqipeshkëvi i Kishës Katolike, Imzot George Frendo, në prag të Krishtlindjeve, përmes një letre ka kundërshtuar vendimin e Komitetit Teknik të Ekspertëve që u miratua dje dhe që futet në fuqi në datë 24 dhjetor, i cili shtrëngon orën policore, nga 22:00 në 20:30.

Kisha e cilëson vendimin të nxituar dhe diskriminues ndaj komunitetit katolik, që është e vetmja Kishë e Krishterë që kremton lindjen e Krishtit.

Letra e plotë e Frendos

Për dijeni: Znj. Ogerta Manastirlliu

Nunciaturës Apostolike në Shqipëri

Tiranë 21 dhjetor 2020

E Nderuar Zonja Rakacolli,

U njohëm me vendimin e ri të Komitetit të Ekspertëve të drejtuar prej jush, rreth kufizimit në kuadër të masave anti-COVID të marra nga qeveria shqiptare që ndalon qarkullimin e njerëzve pas orës 20.30, duke filluar nga data 24 dhjetor, pikërisht natën e Krishtlindjes.

Ne, si Kishë Katolike kishim marrë të gjitha masat që të kremtonim meshat në orare të përshtatshme, qysh prej datës 3 dhjetor 2020, sikurse do të shihni nga dokumenti bashkëngjitur. Në këtë dokument kemi vendosur që meshat të mbahen në orare që t’u lejojnë njerëzve të kthehen nëpër shtëpitë e tyre para orës 22.00.

Ky ndryshim i papritur që nis pikërisht Natën e Krishtlindjes, na duket i nxituar dhe diskriminues ndaj komunitetit katolik, që është e vetmja Kishë e Krishterë që kremton lindjen e Krishtit natën. Sapo kishim njoftuar të gjithë besimtarët tanë dje, ditën e Diel, se mesha e Krishtlindjes do të kremtohej te enjten në orën 20.00.

Me kënaqësi do të kishim marrë pjesë në konsultim për një gjë të tillë.

Duke ju uruar punë të mbarë ju përshëndes, me nderime George Frendo O.P.

Kryetar i Konferencës Ipeshkvore të Shqipërisë

Znj. Mira RAKACOLLI

Lexo edhe :  Rrëfehet ish-truproja i Fatos Nanos/ Si u largua në Dajt nëpërmjet tuneleve

Kryetare e Komitetit të Ekspertëve anti-COVID

Plani i Kishës për meshën e Krishtlindjes para urdhrit të ri të Komitetit

Arqipeshkvia Metropolitane Tiranë – Durrës, bën me dije, se kremtimet e Krishtlindjes në Katedralen e Shën Palit, Tiranë do të jenë si vijon:

Mesha Vigjilje e Krishtlindjes

Mesha e parë, 24 dhjetor 2020, ora 16:00

Mesha e dytë, 24 dhjetor 2020, ora 18:00

Dita e Krishtlindjes

Mesha e parë, 25 dhjetor 2020, ora 10:00

Mesha e ditës, 25 dhjetor 2020, ora 11:00

Mesha e pasdites, 25 dhjetor 2020, ora 17:00

l.m/Fjala.al

Të fundit

Lumi i Vjosës vizitohet nga turistë të huaj e vendas të pasionuar pas aventurës

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë të diel pamje nga Lumi i Vjosës, i cilësuar si “lumi i fundit...

Mbyllet sezoni në Serie A/ Juve në Champions, fiton Roma , Lazio mbetet jashtë europës

U mbyll këtë të dielë Serie A. Juventus ia ka dalë që të kualifikohet në Champions League, pas fitores së vuajtur 2-3 ndaj Venezias....

Krimet në Gaza, 9 nga 10 fëmijët e doktoreshës palestineze vriten në sulmin ajror

Dr. Alaa al-Najjar i la dhjetë fëmijët e saj në shtëpi të premten kur shkoi në punë, në dhomën e urgjencës në Kompleksin Mjekësor...

Shqipëria e mbyll me zero pikë Europianin U-17, kuqezinjtë mposhten thellë nga Franca

Shqipëria U17 pëson disfatë 4-0 ndaj Francës, në ndeshjen e fundit të grupit të Europianit që po mbahet në vendin tonë. Francezët e mbyllën...

Ku ndryshon Berisha nga Rama? Na e tregon Belind Këlliçi

Belind Këlliçi komentoi në “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2 CNN, edhe akuzat e disa prej kandidatëve të Partisë Demokratike, nga listat...

Lajme të tjera

Web TV