PD prezanton Helidon Bushatin për Shkodrën: Synojmë 7 deputetë në këtë qark!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pasditen e sotme, Partia Demokratike dega Shkodër prezantoi drejtuesin politik të këtij qarku, Helidon Bushatin. Në fjalën e tij ai shprehu qartë objektivat e demokratëve për të fituar 7 deputetë në qarkun e Shkodrës në zgjedhjet e 25 prillit.

Ai i bën thirrje qytetarëve që në zgjedhjet e 25 prillit të votojnë alternativën e ndryshimit për ata që janë të lodhur nga qeverisja e Edi Ramës.

“Është një rikthim nga ana formale. Unë kam qenë vazhdimisht prezent në Shkodër. Objektivat tona janë të arritshme. Mendojmë që ato të jenë minimalja, 7 deputetë në Shkodër është minimalja që kërkon PD. Unë do të doja edhe me strukturat drejtuese të PD-së Shkodër që fushata të jetë gjithë përfshirja e forcave progresiste që nuk e shohin Edi Ramën si një person të denjë për të qeverisur. Unë i bëj ftesë do personi që e shohin si të keqen më të madhe të këtij vendi, të japin votën për PD në fitoren historike” – tha Bushati.

Gjatë prezantimit të tij nga kryesia e PD-së në Shkodër ishte dhe sekretari i përgjithshëm i PD-së, Gazmend Bardhi. Ai u shpreh se PD ofron modelin e qytetarisë dhe integritetit me anë të Helidon Bushatit përballë drejtuesit të PS-së Ilir Beqja. Sipas Bardhit, nëse drejtësia do të funksiononte, Beqja do të ishte në burg.

“Një nga administratorët më të mirë që PD ka pasur. Është një njeri me integritet të lartë moral. Me gjithë ekipin që do ta paraqitet PD në zgjedhjet e ardhshme, jo vetëm do fitojmë por do të marrim rezultatin më të mirë në gjithë histori. Kemi objektivat tona. Objektivi është tërësisht i realizueshëm. Ne ofrojmë modelin e qytetarisë dhe integritetit ndërsa pala tjetër garon me një person (Ilir Beqja) që nëse do funksiononte drejtësia ai do të ishte në burg.

Ne kemi vetëm një objektiv, largimi i të keqes dhe ndryshimi për qytetarët e Shkodrës dhe gjithë Shqipërisë. Kam parasysh fitoren e PD ndaj atij që ka varfëruar të gjithë Shqipërinë. E rëndësishme është që të jemi të fokusuar dhe të ofrojmë një model të ri për Shkodrën. Për 8 vite, Rama nuk ka sjellë asnjë investim në qytetin e Shkodrës. PD do të sjellë mirëqënie për qytetarët e Shkodrës. Në PD nuk ka të përjashtuar por njerëz që i bashkohen përditë. Unë kam respekt për kolegun Romeo Gurakuqi”, tha Bardhi.

Lexo edhe :  U largua nga PD? Adriana Kalaja publikon foto duke qëlluar me armë

Së fundmi, Bardhi deklaroi se PD do të prezantojë çdo ditë drejtuesit politikë në qarqe të ndryshme të vendit.

“Do të njihemi do ditë me prezantimin e drejtuesve të rinj në çdo qark të vendit. Jo vetëm mirëpresim do individ, por të jeni të sigurt që më 25 prill do të kemi qytetar që kanë votuar për 30 vite PS, ta hedhin votën për demokratët. Në emër të PD-së dhe koalicionit opozitar, më 25 prill qytetarët do votojnë ndryshimin” – tha Bardhi.

Më herët PD ka caktuar në Vlorë, Bujar Leskaj, ndërsa pritet dhe caktimi i drejtuesve në 9 qarqet e tjerë.

Pa.Va/Fjala.al

Të fundit

Veliaj mesazh kombëtares para ndeshjes Shqipëri-Serbi: Na bëni krenarë

Pak orë para sfidës së shumëpritur Shqipëri–Serbi, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka shpërndarë një mesazh emocionues për kombëtaren...

Pamjet e tmerrit, si huliganët serbë dhunuan futbollistët e Shqipërisë 11 vite më parë

Vrasja e mijëra shqiptarëve të Kosovës nga Serbia në fundin e mijëvjeçarit të shkuar, dëbimi i miliona prej tyre nga banesat dhe dheu amë,...

Stërvitja ‘Defender 2025’ zbarkon në Bizë, FA demonstron forcën me FSK-në

Stërvitja shumëkombëshe e udhëhequr nga SHBA, “Defender Europe 2025”, 2 ditë nga fundi në fazën e saj “Immediate Response”, (Përgjigje e Shpejtë), zbarkoi në...

“Më shumë se një ndeshje futbolli”/ Shqipëri-Serbi në “sytë” e The Guardian

“The Guardian” i ka kushtuar një artikull special ndeshjes kualifikuese të Botërorit mes Shqipërisë dhe Serbisë. Nga ndeshja e Beogradit,  deri tek pajisjet anti-dron në...

Ndihmësi i Trump sulmon Elon Musk: Emigrant i paligjshëm, do vetëm lekë!

Në fillimin e presidencës së dytë Trump, një nga ndihmësit e ngushtë të tij, Steve Bannon, qe shprehur për Corriere della Sera se “Elon...

Lajme të tjera

Web TV