Bledi Çuçi: Policia shqiptare është në mesataren e vendeve të BE

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, komenton daljen e tij të parë publike në këtë post, teksa shprehet se jo pa qëllim zgjodhi të komunikonte disa gjetje të një anketimi që ka mbështetur qeveria suedeze për të matur perceptimin e qytetarëve për punën e Policisë së Shtetit.

Në një mesazh në “Facebook”, Çuçi thekson se ky hulumtim shkencor që vjen nga një burim i pakontestueshëm dhe i bërë me po atë metodologji që përdorin sot shumë vende të Bashkimit Europian, dëshmon se në shumë parametra Policia e Shtetit është në mesataren e vendeve të BE-së.

Mesazhi i ministrit Çuçi:

“Jo pa qëllim në daljen e parë publike si Ministër i Brendshëm zgjodha të komunikoja disa prej gjetjeve kryesore të një anketimi që ka mbështetur qeveria suedeze për të matur perceptimin e qytetarëve për punën e Policisë së Shtetit. Ndër treguesit e tjerë veçoj, se 66% e publikut shprehet që Policia e Shtetit është duke bërë një punë të mirë, duke pasur parasysh të gjitha detyrat që ajo pritet të kryejë, ndërsa 80% deklarohen se ndihen të sigurt dhe aprovojnë përpjekjen e jashtëzakonshme për rend e siguri publike të mijëra oficerëve që mbajnë veshur këtë uniformë.

Ky hulumtim shkencor që vjen nga një burim i pakontestueshëm dhe i bërë me po atë metodologji që përdorin sot shumë vende të Bashkimit Europian, dëshmon gjithashtu se në shumë parametra Policia e Shtetit është në mesataren e vendeve të BE-së. Shifrat e këtij studimi nuk janë të rastësishme, por vijnë si rezultat i reformimit rrënjësor që ne ndërmorëm në Policinë e Shtetit prej vitit 2013. Ka ende shumë punë për t’u bërë dhe reformimi i mëtejshëm është një proces që vijon. #PoliciaQëDuam”, shkruan Çuçi.

Të fundit

Trump kritikon kryebashkiakun e Londrës: Ka bërë një punë të tmerrshme

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump gjatë një konference të përbashkët me kryeministrin britanik, Keir Starmer,...

Radhë kilometrike kamionësh në kufirin Shqipëri-Kosovë

Një radhë e gjatë kilometrike e kamionëve të tonazhit të rëndë është krijuar pasditen e së hënës në aksin Bardhoc–Vermicë, në rrugën Morinë–Kukës, me...

Dhuna ndaj kamarierit në Vlorë, publikohet videoja e plotë

Kanë dalë pamjet e rrahjes së oficerit të policisë (ish-shefit të Rrugores në Vlorë), Arjan Isufit, pasi ky i fundit, sëbashku me një mikun...

Kosova pret Kushtetuesen për zgjidhjen e ngërçit në Parlament

Sipas vendimit aktual, deri më 8 gusht Kuvendi nuk ka të drejtë të mblidhet, pasi paraprakisht kishte konsumuar 54 herë mundësinë për të konstituuar...

Newcastle ndryshon sërish çmimin e kartonit të Alexander Isak

Duke parë interesin e shtuar të Liverpool, që kërkon transferimin e Alexander Isak, Newcastle ka ndryshuar çmimin e kartonit të sulmuesit suedez. “Qymyrxhinjtë” nuk...

Lajme të tjera

Web TV