Vodhi 500 mijë euro, Europa në kërkim të hakerit shqiptar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Autoritetet shqiptare janë përfshirë në një ekip ndërkombëtar hetimi për zbulimin e një rrjeti mashtruesish kompjuterikë që sipas të dhënave të deleguara nga drejtësia austriake është faktuar se kanë përvetësuar mbi 504 mijë euro.

Burime të besueshme pranë prokurorisë i thanë TCH se në këtë skemë ka dyshime se është implikuar edhe një i ri shqiptar i moshës 28 vjeç, të dhënat e të cilit janë zbuluar nga gjurmimi në rrjet.

Hetuesit po kërkojnë hakerin shqiptar pas një sërë veprimesh të kryera nga bullgarët dhe gjermanët që referojnë se i riu shqiptar është përgjegjës për autorësinë e mashtrimit dhe se ai ka rol për pagimin e domainëve, website dhe infrastrukturës së IT.

Burimet e TCH shpjegojnë se të huajt njoftojnë prokurorinë se këto dy faqe interneti që prezantohen si cripto markete, përmes një përfaqësimi on line rrëmbejnë besimin e viktimave të tyre duke ju premtuar tregti me aksionet dhe valutat e kriptuara.

Sapo shënjestra regjistrohej ne platforme duke dhënë identitetin dhe numrin e telefonit, autorët e kontaktojnë qytetarin duke i sugjeruar investim ne sasi te vogla me premtimin se ndërmjetësi do realizoje një investim te madh te valutave.

Qëllimi i grumbullimit te të dhënave sipas asaj që është faktuar deri më tani është se përdoruesit këmbejnë monedha të kriptuara si bitcoin dhe se pas çdo shkëmbimi atij i premtohen shuma më të mëdha.

Pa.Va/Fjala.al

Të fundit

‘Heroi’ 54-vjeçar në Pogradec shpëton të moshuarin brenda banesës së përfshirë nga flakët

Të tjera detaje kanë dalë lidhur me ngjarjen në Pogradec, ku një bllok banesash është përfshirë nga flakët. Sipas burimeve...

Pekini rrit masat emergjente mes shpërthimit të virusit të ri HMPV

Kina po përjeton një rritje të infeksioneve të virusit të frymëmarrjes, duke çuar në spitale të mbipopulluara, masa urgjente dhe shqetësime publike për një...

E fundit/ Vrasje në Shkodër, një person gjendet i pajetë në automjet

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Dragoç në Shkodër.   Një person është gjetur i vrarë në automjetin e tij nga banorët e zonës/kb

Ndërron jetë në moshën 88-vjeçare ish-kryeministri grek, Kostas Simitis

Kostas Simitis, një figurë kyçe në politikën moderne greke dhe ish-kryeministër, u nda nga jeta në orët e para të së dielës në moshën...

Rriten temperaturat/ Parashikimi i motit për sot, 5 janar 2025

Që në orët e para të mëngjesit vendi ynë do të mbizotërohet  nga moti i kthjellët dhe vranësira të lehta e kalimtare ku më...

Lajme të tjera

Web TV