Kupa e Gjermanisë nis turin e 32-shes, Lajpcigu dhe Borusia e Dortmundit nuk gabojnë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Augsburg-Lajpcig 0-3 dhe Eintraht Braunshvajg-Borusia Dortmund 0-1 erdhën direkt në RTSH. Kupa e Gjermanisë në futboll është një nga ekskluzivitetet e spikatura sportive të Rrjetit të Radio-Televizionit Shqiptar. Dhe të martën në mbrëmje, në kuadër të turit të saj të 32-shes, kanë ardhur drejtpërdrejt në platformën e transmetuesit publik dy takimet më të spikatura.

Një tjetër ekskluzivitet madhor sportiv i Rrjetit të Radio-Televizionit Shqiptar, është edhe veprimtaria e dytë e futbollit gjerman, Kupa e Gjermanisë, e cila vijon të dhurojë spektakël dhe të papritura. Tanimë kjo veprimtari ka mbërritur në turin e 32-shes, aty ku 3 prej përballjeve janë midis ekipeve të Bundesligës së parë dhe një i tillë është ai midis Augsburgut dhe Lajpcigut.

Kjo ndeshje, që u zhvillua të martën në mbrëmje, u soll për sportdashësit drejtpërdrejt në kanalin RTSH Sport të platformës së transmetuesit publik. Pjesa e parë është mbyllur me epërsinë minimale të miqve, me golin e shënuar në minutën e 11-të nga Vili Orban. Në pjesën e dytë, Lajpcigu do të gjejë edhe dy gola të tjerë në çerekoren e fundit të ndeshjes, duke dyfishuar fillimisht shifrat me anë të Poulsenit, në minutën e 75-të.

7 minuta më pas, Anxhelino fikson rezultatin në shifrat 3-0 për Lajpcigun, që kalon kështu në turin e 16-shes, duke qenë një nga skuadrat që e synon këtë trofe. Ndërkaq një tjetër pretendente për këtë trofe është Borusia e Dortmundit, që të martën ka qenë mysafire në fushën e Eintrahtit të Braunshvajgut, në takimin që erdhi për sportdashësit drejtpërdrejt në kanalin RTSH Plus të Rrjetit të Radio-Televizionit Shqiptar, duke nisur nga ora 20:00.

Pjesa e parë e kësaj sfide është mbyllur me epërsinë njëgolëshe të miqve, falë atij të shënuar nga Mats Humels në minutën e 12-të. Pjesa e dytë do të sjellë edhe një gol tjetër për Borusian e Dortmundit, që realizon pikërisht në fund me Xhejdon Sançon dhe vulos fitoren 2-0 dhe, bashkë me të, edhe vendin në turin tjetër./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Kanceri që përhapet më shpejt/ Është i rrezikshëm dhe prek moshat e reja!

Kanceri i qafës se mitrës është nder kancerët që përhapet shumë lehtë dhe prek moshat e reja, pasi virusi...

“Po e detyrojnë Serbinë të njohë Kosovën”/ Rusia kërkon takim urgjent me Vuçiç

Rusia kërkon konsultime urgjente me Serbinë pas sanksioneve amerikane. Ministri i jashtëm, Sergej Lavrov, thotë se shpreson që të marrë shumë shpejt një përgjigje...

Kur ka nisur fushata e parë kundër duhanit?

Nazistët promovuan fushatën e parë kundër duhanit sepse ishin të shqetësuar për shëndetin dhe higjienën e arianëve. Në fakt, duke filluar nga vitet 1930, kanceri i mushkërive ,...

Ç’po ndodh mes presidentit e qeverisë?/ “Koka” e Vuçiç do të varet në referendum

Fati i Aleksandër Vuçiç si president i Serbisë do të varet në një referendum. Kryetarja e Kuvendit, Ana Brnabiç, gjatë të mërkurës do të...

Si ishte karta e identitetit të romakëve të lashtë?

Në Romën e lashtë, për të demonstruar se ishe qytetar romak , para së gjithash, duhej ta deklaroje në frazën rituale " Civis Romanus sum ". Ajo u shqiptua...

Lajme të tjera

Web TV