Spitali i ri i sëmundjeve të brendshme, Manastirliu: 360 shtretër

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, ka inspektuar punimet që po kryhen për ndërtimin e spitalit të ri të sëmundjeve të brendshme në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, ku puna nuk ka ndalur megjithë situatën e vështirë të pandemisë.

Jam e kënaqur që ja arritëm që, në finalizim të vitit 2020, pavarësisht gjithë situatës që kemi kaluar, qoftë në fillim me tërmetin dhe më pas me pandeminë, të ecnim sipas ritmeve të parashikuara për ndërtimin e spitalit të ri të sëmundjeve të brendshme. Një investim i qeverisë shqiptare, i cili do të përmirësojë radikalisht një prej shërbimeve më të rëndësishme në QSUT, që është tërësia e specialiteteve të sëmundjeve interne”, tha Manastirliu.

Gjatë inspektimit të punimeve, Manastirliu tha se do të jetë risi krijimi i një spitali ditor, duke lehtësuar shërbimin në kohë dhe me cilësi për pacientët.

Ajo çfarë do jetë risia në organizmin e këtij spitali, është se spitali ditor do të përqendrohet në strukturën aktuale ku është sot urgjenca, që do të bëjnë një qarkullim më të shpejtë të shtratit, duke mos pasur pacientë që qëndrojnë me ditë për të marrë një shërbim por për të përdorur më më efiçencë gjithë shtretërit e vënë në dispozicion. Janë rreth 360 shtretër në këtë godinë dhe do të ndryshojnë tërësisht nga pikëpamja e cilësisë së shërbimeve, shërbimeve më të rëndësishme të spitalit që janë ato të sëmundjeve interne”, tha Manastirliu.

Ndërtimi i spitalit të Ri të Sëmundjeve të Brendshme është një investim i qeverisë shqiptare nga i cili do të përfitojnë 109 mijë pacientë. Punimet e spitalit pritet të përfundojnë në vitin 2021 dhe do të pajiset me aparatura mjekësore të teknologjisë së lartë./Bl.Ba/Fjala.al

Lexo edhe :  Deutsche Welle: Qytetarët e Malit të Zi preferojnë më shumë Aeroportin e Tiranës

Të fundit

Rast i ri me meningit akut në Durrës, 14-vjeçari dërgohet me urgjencë në QSUT

Një 14-vjeçar është shtruar me urgjencë në Qendrën Spitalore Universitare të Tiranës pasi u paraqit në spitalin e Durrësit...

Tarifat amerikane, Hong Kongu paralajmëron padi në OBT

Hong Kongu do të paraqesë një ankesë për tarifat e fundit të vendosura nga SHBA tek Organizata Botërore e Tregtisë, duke pretenduar se e...

Pritet emetimi i Eurobondit 10-vjeçar të qeverisë shqiptare

Qeveria shqiptare pritet të realizojë këtë javë emetimin e Eurobondit të radhës. Sipas burimeve nga tregu financiar, Eurobondi do të ketë maturitet 10-vjeçar, ndërsa...

“Dje, ditë unike”, Berisha: Chris LaCivita mes shumë kërkesash zgjodhi Shqiperinë

Në një konferencë për mediat, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka theksuar rëndësinë e ditës së djeshme, duke e quajtur një moment historik...

Deutsche Welle: Qytetarët e Malit të Zi preferojnë më shumë Aeroportin e Tiranës

Rreth 53 mijë pasagjerë nga Mali i Zi kanë fluturuar me avion nga aeroporti i Tiranës, sipas strukturave drejtuese të këtij aeroporti. Edhe sipas...

Lajme të tjera

Web TV