Teuta-Bylis/ Zhbllokohet rezultati, gol në minutën e 11-të

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në stadiumin “Niko Dovana” në Durrës është duke u luajtur sfida  midis skuadrës së Teutës dhe asaj të Bylisit.

Kjo ndeshje e vlefshme për javën e 19-të të Kategorisë Superiore është zhbllokuar në minutën 11-të ku Lorenco Vila ka shënuar golin e avantazhit për ekipin e Teutës.

Vila tentoi të shënonte nga jashtë zone duke gjetur rrjetën me një goditje fantastike dhe nuk i la shumë mundësi Hidit për reagim.

Rikujtojmë se “Djemtë e detit” vijnë në këtë ndeshje pas humbjes 0-1 ndaj ekipit të Laçit, ndërsa Bylisi e mbylli javën e kaluar me disfatën 2-1 në takimin me bardheblutë e kryeqytetit. Kjo ndeshje për ekipin e Teutës është e rëndësishme për t’u ruajtur nga zona e rrezikut ndërsa për skuadrën e Ballshit, duhet fitore për t’u rikthyer në pretendentë të titullit kampion.

Formacionet zyrtare:

Teuta: Frashëri, Todorovski, Hoxha, Arapi, Kouros, Aleksi, E. Vila, Kallaku, Cyrbja, L. Vila, Kulibali.

Bylis: Hidi, Ntepe, Shkalla, Bicaj, Peposhi, Hadroj, Murataj, Bajramaj, Zuluaga, Ndreca, Guindo./Fjala.al/

Të fundit

Starton Europiani U17 në Shqipëri, kryeministri Rama i pranishëm në stadium

Për herë të parë Shqipëria organizon një Europian të futbollit, pavarësisht se bëhet fjalë për moshën 17-vjeçare. Si vend...

Franca do të ndërtojë një burg të sigurisë së lartë në mes të xhunglës së Amazonës!

Ministri francez i Drejtësisë, Gérald Darmanin, gjatë një vizite në rajon, deklaroi për gazetën Le Journal du Dimanche se burgu do të ketë si...

Anija më e madhe në botë do të mbajë 60 mijë pasagjerë, ka formë breshke

Studioja italiane Lazzarini Design ka prezantuar një projekt të jashtëzakonshëm detar që po trondit botën e arkitekturës dhe teknologjisë detare: Pangeos, një anije në...

“Disa deputetë nuk bënë fushatë”, Alimehmeti thotë ato që në PD kanë frikë ta pranojnë

Zgjedhjet e 11 Majit përveç humbjes të Partisë Demokratike treguan dhe vërtetuan më së miri dhe mbështetjen e madhe që doktor Ilir Alimehmeti gëzon...

Alibeaj pranon humbjen/ Rezultati që mora ishte dështim! Duhet të ruaj fytyrën!

Nga zgjedhjet e 11 Majit, Enkelejd Alibeaj dhe Dashamir Shehi morën besimin e mbi 6 mijë shqiptarëve, duke mos arritur të sigurojnë kështu as...

Lajme të tjera

Web TV