Nga sot hyjnë në fuqi masat e reja kufizuese anti-Covid, gjithçka duhet të dini

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga sot deri më datën 4 janar, nis zbatimi i masave të reja që ka marrë Komiteti Teknik i Ekspertëve Anti-Covid, për kufizimin e përhapjes së infeksionit.

Kështu, duke filluar nga mbrëmja e sotme, do të hyjë në fuqi fasha e re orare e kufizimeve për festat e fundvitit.

Nga ora 20:30 deri në orën 06:00 të mëngjesit të ditës së premte do të ketë ndalim qarkullimi për qytetarët. Përjashtim nga ky rregull bëhet për personat që duhet të lëvizin për emergjenca shëndetësore, motive pune apo nevoja të domosdoshme.

Personat që lëvizin për arsye pune apo arsye të domosdoshme pajisen me autorizim përmes portalit e-Albania.

Me kufizime do të punojnë edhe lokalet, bar restorantet dhe fast food-et, të cilat do të duhet të ndërpresin punën në orën 20:30 deri në orën 06:00 prej 24 dhjetorit.

Masat do të jenë në fuqi deri me 4 janar 2021. Prej datës 5 janar, kufizimi i lëvizjes rikthehet në orën 22:00.

Ndërkaq mbeten në fuqi edhe masat e tjera, ajo e mos grumbullimit në ambiente me më shumë se 10 persona, vendosja e maskës në të gjitha ambientet, ndërkohë që nxënësit në shkolla kanë marrë pushimet e festave për t’iu rikthyer mësimit në 11 janar 2021.

Ditën e djeshme, Ministria e Shëndetësisë raportoi se nga 2.210 testime të kryera gjithsej në 24 orët e fundit, janë shënuar 503 raste të reja me Covid dhe 6 humbje jete. Ndërsa janë regjistruar 550 persona të shëruar nga koronavirusi./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Salianji: 15 vetë janë në qeli për përdorimin e SKY

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ishte i ftuar këtë mbrëmje në emisionin "Çim Peka LIVE" në Syri Tv...

Berat, motori përplas biçikletën, dërgohen në spital drejtuesit

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në hyrje të qytetit të Beratit, në lagjen Barrikadë, në vendin e njohur si...

Salianji akuzon: Vuajta dënimin prej dëshmisë së rreme të shokut të Ramës

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka deklaruar këtë mbrëmje në emisionin "Çim Peka LIVE" se ka vuajtur një dënim prej nëntë muajsh në...

Conference League, Partizani del me barazim nga Estonia

Partizani ka barazuar 1-1 ndaj Nomme Kalju, në Talin të Estonisë, në sfidën e parë të turit të parë të Conference League. Vendasit e nisën...

‘Guximi’ i tepruar i Vangjel Dules për të ‘shqetësuar’ Berishën

YLLI PATA - Dy ditë pasi Ervin Saljanji dha atë deklaratën e “fortë” që duhet të kthejmë sytë nga vetja, një tjetër emër i...

Lajme të tjera

Web TV