Sa impakt kanë pasur masat Anti-Covid? Tomini: Ja si ka ndryshuar kurba

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga sot deri më datën 4 janar nis zbatimi i masave të reja që ka marrë Komiteti Teknik i Ekspertëve Anti-Covid, për kufizimin e përhapjes së infeksionit. Sot e në vazhdim, ditë që përkojnë dhe me festat e fundvitit nis kufizimi i lëvizjes së qytetarëve nga ora 20.30 e mbrëmjes deri në 06.00 të mëngjesit.

Duke filluar nga këto orare është vendosur të kufizohet edhe aktiviteti i bareve, restoranteve që ofrojnë shërbim për klientët. Ndërkaq mbeten në fuqi edhe masat e tjera, ajo e mos grumbullimit në ambiente me më shumë se 10 persona, vendosja e maskës në të gjitha ambientet, ndërkohë që nxënësit në shkolla marrin pushimet e festave për t’iu rikthyer mësimit në 11 janar.

Të gjitha këto masa sipas ekspertëve janë për të parandaluar përhapjen e virusit Sars Cov2, i cili sipas tyre është në një situatë të qëndrueshme në vend. Por si ka ndryshuar panorama e përhapjes së rasteve të reja që prej fillimit të zbatimit të këtyre masave që nga muaji nëntor?

“Wake Up” ka bërë përllogaritjen e përqindjes së pozitivitetit për tri javët e fundit (nëntor-dhjetor) për të parë impaktin që kanë pasur masat e ndërmarra nga Komiteti i Ekspertëve.

Javët e analizuara janë:

23 nëntor-29 nëntor;

30 nëntor-13 dhjetor

14 dhjetor-20 dhjetor.

Përqindja mesatare e pozitivitetit për këto tri javë ka ardhur në rritje në javën e parë dhe më pas me trend zbritës: ( 30,5% në 36,4%. Ka vijuar me trend zbritës më pas në 27,8%. Ndërkohë në dy ditët e para të kësaj jave më 21 dhjetor ka qenë 22,1% dhe 22 dhjetor ka qenë 16%.

Eugena Tomini, Shefe e Survejancës dhe Shërbimit të Inteligjencës Epidemike në ISHP dhe më tepër detaje në “Wake Up” rreth situatës në vend për shkak të koronavirusit.

Lexo edhe :  Mot i paqëndrueshëm/ Sërish reshje shiu në disa zona të vendit!

“Kemi lëvizjes të kurbës epidemike për sa i përket rasteve të konfirmuara pozitive dhe pozitivitetit brenda numrit të testimeve të përgjithshme, qofshin këto brenda 24 orëve apo të përllogaritura sipas javëve apo në krye të dy javëve.

Bashkëpunimi i epidemiologëve me mjekët e klinikës, apo mjekët e familjes për të alternuar të dy metodat, sigurisht që është një përgjegjësi e madhe dhe varet drejtpërdrejt me klinikën.

Ndryshimet e kurbës epidemike janë karakteristike dhe të lidhura me masat e marra. Nëse do të ishin vetëm masat e ndërmarra, do besoja jashtëzakonisht shumë.

Nuk janë vetëm masat që kanë influencuar në pozitivitet, por është edhe sjellja e virusit kundrejt popullatës. Dhe po ta shohim në harkun e të paktën 3-4 ditor, ne kemi një ulje të pozitivitetit përkundrejt numrit total të testimeve”, bëri të ditur Tomini.

Të fundit

Titulli kampion i takon Napolit të Contes, Inter bën detyrën ndaj Comos

Napoli fiton zyrtarisht titullin në Serie A. Napoletanët “kurorëzohen” si kampion në Itali, pas triumfit 2-0 ndaj Cagliarit, në...

Gjykata rrëzon Trump për çështjen e Universitetit të Harvardit

Një gjykatë federale në SHBA ka pezulluar përkohësisht vendimin e administratës Trump për t’i ndaluar Universitetit të Harvardit regjistrimin e studentëve ndërkombëtarë. Vendimi erdhi disa...

“E pabesueshme!” Një anije mallrash përfundon në kopshtin e një burri norvegjez

Një burrë norvegjez ka folur për momentin “e pabesueshë,” kur u zgjua për të zbuluar se një anije kontejnerësh 135 metra e gjatë ishte...

Një grua sulmoi me thikë 12 persona, gjermanët shohin tmerr me sy

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Gjermani. Sipas mediave të huaja, mësohet se në stacionin e trenit në Hamburg një grua...

Ancelotti prek në zemër tifozët madrilenë: Pas Realit, nuk kam më…

Kundër Real Sociedad në “Bernabeu”, Carlo Ancelotti do drejtojë të shtunën për herë të fundit nga stoli Real Madridin. Trajneri 65-vjeçar doli para mediave...

Lajme të tjera

Web TV