Iraku në protestë, 4 të vdekur e dhjetëra të plagosur

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Për të dytën ditë radhazi, në kryeqytetin e Irakut kanë ndodhur demonstrata të fuqishme kundër qeverisë të cilat janë përshkallëzuar në përleshje. Ditën e sotme si pasojë e përplasjeve 17 persona janë plagosur sot dhe 4 persona humbën jetën dje.

Forcat e sigurisë qëlluan mbi turmën e protestuesve për të shpërndarë tubimet afër Sheshit Tahrir. Të paktën 17 protestues u plagosën, ku 6 prej tyre u qëlluan me armë zjarri. Protestuesit hodhën gurë dhe Molotov mbi policinë në një marshim studentor në Sheshin Tahrir i organizuar nga kampusi universitar në Bagdad.

Në Nassiriya, forcat e sigurisë qëlluan për të shpërndarë demonstruesit, duke lënë të  paktën 50 të plagosur nga të shtënat me armë.

Në Basra, qindra studentë protestuan kundër çmontimit të kampit të tyre nga forcat anti-kryengritëse një ditë më parë. Në qytetin e shenjtë të Najafit, studentët bllokuan rrugën për në aeroport./Fjala.al

Të fundit

Yje dhe gjeopolitikë, Putin “zbret” në festivalin e Venecias

Venecia ka shtruar tapetin e kuq dhe është gati të mirëpresë ajkën hollivudiane, në edicionin e 82-të të festivalit...

Shkrumbohet pallati në Peshkopi, evakuohen në kohë banorët

Një zjarr i madh ka përfshirë një pallat trekatësh në qendër të qytetit të Peshkopisë, rreth orës 02:00 të mëngjesit të sotëm. Sipas informacioneve...

Lufta e Drezdenit, Bonaparti i shkakton Aleancës 38 mijë humbje

26–27 gusht 1813 Pas disfatës së tij në fushatën ruse të vitit 1812, Napoleon Bonaparti u përball me një koalicion të ri europian. Austria, Rusia,...

Horoskopi ditor, 27 Gusht 2025

Dashi Ambient mjaft i ngrohte sot për ata qe janë ne një lidhje. Do ndiheni me afër se kurrë me partnerin tuaj dhe do kuptoheni...

Korçë, makina përplas këmbësoren me pasojë jetën

Një aksident i rëndë ka ndodhur në rrugën që të çon drejt fshatit Voskop. Sipas informacionit paraprak, një automjet ka përplasur një këmbësore që...

Lajme të tjera

Web TV