Presidenti gjerman: Më e keqja e pandemisë ka kaluar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pandemia ka vendosur hije në zezë në festimet për Krishtlindje në Gjermani, mirëpo pas të jetuarit me koronavirus për gati një vit, kemi “çdo arsye për të besuar” se jeta do të bëhet më e mirë shumë shpejt, ka thënë presidenti gjerman, Frank-Walter Steinmeier.

“Ne ende kemi një rrugë të gjatë e të mundimshme përpara nesh”, ka thënë Steinmeier në fjalimin për Ditën e Krishtlindjes.

“Mirëpo ne shohim që drita e shumëpritur në fund të tunelit po rritet. Ne po i afrohemi fundit të krizës, hap pas hapi”, ka thënë ai, duke përmendur nisjen e fushatës së vaksinimit të dielën në Gjermani.

Gjermanët kanë shënuar shumë tradita këtë vit nën masa të izolimit, duke nisur nga anulimi i tregjeve për Krishtlindje e deri të kufizimi i numrit për organizime me miqtë dhe familjen. Steinmeier, që është në krye të presidencës gjermane nga marsi i vitit 2017, e ka përshkruar krizën me koronavirus me pasoja shoqërore dhe personale.

“Një virus i vogël ka mbajtur peng jetët tona dhe të menduarit, ka prishur planet dhe na ka shkatërruar ëndrrat”, ka thënë 64-vjeçari, duke shtuar se “pandemia na ka kujtuar sa të brishtë jemi ne njerëzit, dhe sa delikate është ajo që e quajmë ‘jetë normale’”.

Ai ka shfrytëzuar mundësinë për të përmendur një pakicë gjermane që ka mbajtur protesta kundër kufizimeve për koronavirus dhe ka shpërndarë teori të pabazuara për origjinën e tij.

Ai ka thënë se njerëzit që kanë mohuar rrezikun e virusit shpesh kanë fituar vëmendje “mirëpo të vetëdijshmit janë shumicë”. Dhe sipas tij, kjo gjë përbën lajm të mirë këtë vit./rel

Të fundit

Vota e Diasporës/Topalli tregon 3 hapat që duhet të ndjekin emigrantët për tu regjistruar

Drejtuesja politike për Diasporën në PD, Jozefina Topalli, u ka bërë thirrje shqiptarëve që jetojnë dhe punojnë jashtë vendit...

Juglindja është bërë alternativa joverore e Jugperëndimit, por…

Nga Eduard Zaloshnja Gjatë sezonit veror, lajmet e çdo fundjave njoftojnë për radhë kilometrike në segmentin rrugor jugperëndimor: Vlorë-Orikum-Palasë-Himarë-Sarandë. Dhe çdo të hënë, diskutohet nëpër...

Revista australiane ‘9 Travel’: Eksploroni Shqipërinë në 2025

Nëse ekziston një destinacion që po përjeton një rritje absolute të popullaritetit dhe numrit të vizitorëve gjatë viteve të fundit, është Shqipëria, shkruhet në...

Një zgjidhje për Jozin, Tanin e Tutin që nuk duan dënimin e Berishës

Nga Frrok Çupi Jozi u shfaq dje në publik, menjëherë pas vendimit të Gjykatës së Apelit, më e mbushur se kurrë. ‘Dje kemi qenë dëshmitarë...

Pershpejton plakjen, grumbullon yndyre dhe rrit kolesterolin, ky eshte mishi me i keq

Është e vështirë për shumë njerëz të imagjinojnë një vakt pa mish, por duhet të mendojmë ta konsumojmë më rrallë, sepse ngrënia e tepërt...

Lajme të tjera

Web TV