Baba Vanga “nostradamus” i Ballkanit/ Parashikimet e sakta për 2020 dhe çfarë parashikon për vitin 2021

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Teksa bota është duke u përballur me një pandemi të rrezikshme që u ka marrë jetën më shumë se një milion personave dhe teoritë konspirative Covid-19 janë të shumta, edhe interesi për parashikimet e bullgares së njohur me nofkën “Baba Vanga” është shtuar ndjeshëm.

Por para se të kalojmë te parashikimet për Vitin e Ri 2021, i hedhim një sy atyre që ishin parashikuar për këtë vit dhe çfarë është realizuar. “Presidenti i SHBA, Donald Trump do të vuajë nga një sëmundje vdekjeprurëse në vitin 2020 dhe ai i Rusisë, Vladimir Putin do t’i mbijetojë një atentati. Ndërsa Europa do të përballet me një sulm kimik nga ekstremistët myslimanë”.

Nga të tre këto parashikime, vetëm ai për Donald Trump u “afrua më shumë”, duke qenë se Presidenti amerikan kaloi koronavirusin, duke qëndruar disa ditë në spital.

Ndërkohë, për vitin 2021 Baba Vanga ka parashikuar: “Bota do të pësojë katastrofa, ndërsa një ‘dragua’ i fortë do të kapë njerëzimin. Shumë e kanë interpretuar ‘dragoin’ si një mbizotërim të Kinës në botë.

Baba Vanga është bërë një figurë kulti midis atyre që besojnë në teoritë e komplotit, pasi disa nga parashikimet e saj dolën të vërteta, duke renditur këtu dhe atë të sulmeve terroriste të 11 shtatorit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Edhe pse ajo vdiq në 1996, parashikimet e saj shkojnë deri në vitin 5079. Ajo njihej gjithashtu si “Nostradamusi i Ballkanit”.

Të fundit

Mero Baze: Hipokrizia e Berishës me kandidatët e vet

Ka dy modele sjelljeje ndaj kandidatëve që kanë pretendime për votën preferenciale, e cila sipas tyre nuk është numëruar...

“Nuk jam Nesti Angoni”, çfarë po paralajmëron Myslim Murrizi?

Demokrati Myslim Murrizi sot ka shkruar një postim të gjatë në rrjetet sociale, ku ka vijuar me akuzat e tij brenda PD dhe ka...

“PD do të shkatërrohet nëse nuk dëgjon çfarë do elektorati, por ndjek Berishën”

nga SPARTAK NGJELA - E djathta shqiptare është në krizën e identitetit të saj - kjo është e vërteta politike e kësaj kohe. Dhe...

Blendi Kajsiu: Bashkia e Tiranës shkërrmoq propagandën për ‘vjedhjen’ e zgjedhjeve

Përralla e vjetër elektorale e berishizmit është se zgjedhjet nuk i humb Sali Berisha por i manipulon Edi Rama, me krimin e organizuar, me...

Jakin Marena: Vesi del me shpirtin, pse Berisha ‘përlotet’ për zgjedhjet në komunizëm?!

Kryetari i PD, Sali Berisha, po përdor të gjitha mënyrat dhe mjetet për të bindur mbështetësit e vet demokratë në alibinë e tij, se...

Lajme të tjera

Web TV