Një gjethe që ka shumë për të treguar për jetën dhe vdekjen

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Thich Nhat Hanh*

Një ditë vjeshte ndodhesha në një park i përqendruar mbi një gjethëzё në formën e zemrës. Ishte e kuqërremtë pothuajse sa po shkëputej nga dega. Ndejta gjatë në shoqërinë e saj, duke iu rikthyer shumë pyetjeve. Zbulova që kjo gjethe kishte qenë nëna e pemës.

Zakonisht mendojmë që pema ёshtё nëna e gjethes, por duke e vrojtuar kuptova që edhe gjethja është nëna e pemës. Limfa që vjen nga toka është vetëm ujë dhe minerale dhe nuk mjafton për të ushqyer pemën. Prandaj pema u a shpërndan gjetheve qё ta transformojnë limfën e papërpunuar në limfë të rafinuar dhe me ndihmën e diellit dhe të ajrit ia kthejnë pemës. Ja pra, përse gjethet janë nëna të pemës.

Derisa një gjethe është e lidhur me pemën që në vogëli, marrëdhëniet komunikuese mes tyre janë të kuptueshme.  Nuk jemi të lidhur me nënën tonë që të vegjël, se edhe  kur ishim në prehrin e saj nuk e kishim për një kohë të gjatë kordonin e kërthizës. Oksigjeni është ushqimi është ushqimi që duhej për të kaluar këtë vogëlsi.  Por ditën e lindjes sonë, kjo  vogёlsirё  iku dhe plot iluzion e quajmë veten të pavarur. Por gjërat nuk qëndrojnë kështu.

Varemi nga nëna jonë për një kohë të gjatë, dhe nga pjesa e saj kemi edhe shumë nëna të tjera. Toka, për shembull. Jemi të lidhur me Nënën Tokë me një sërë vogëlsirash. Janë vogëlsira që lidhen me retë. Nëse nuk do të ishin retë, nuk do të kishim ujë për të pirë. Për një goxha shtatëdhjetë përqindësh jemi të bërë prej uji, vogëlira që na bashkon me retë është një realitet tangencial. Mund të thuhet e njëjta gjë për lumin, për pyllin,  për druprerësin dhe  fshatarin. Janë me qindra mijëra vogëlsira që lidhin gjithçka qё është në univers, që ushqejnë dhe sigurojnë qenien tonë, siguresën tonë.

Lexo edhe :  Xhazi shëlbues i Abdullah Ibrahimit

A ia dilni dot të shihni fijen që lidh? Nëse nuk do të ndodhej atje, unë nuk do të isha këtu. Kjo është e qartë. Nëse akoma nuk arrini ta shihni, ju lutem, shikoni më mirë, jam i sigurtë se do t’ia dilni.

Pyeta gjethen nëse kishte frikë nga vjeshta, tek shikonte të binin shoqet e saj. Dhe përgjigja ishte: “Jo. Për gjatë gjithë pranverës dhe verës kam parë plot. Kam bërë më të mirën time për të ushqyer pemën, dhe tani një pjesë e madhe e imja ndodhet atje, te pema. Kjo formë nuk më mbyll të tërën. Unë jam edhe pemë dhe duke u  kthyer në tokë do të  vazhdoj të ushqej. Prandaj nuk mërzitem. Kur do ta lë këtë degë, duke fluturuar në ajër do t’ju përshëndes e do t’u them: “Mirupafshim së shpejti.”

Atë ditë frynte era, pas pak, pashë gjethen duke e lënë degën e të binte në tokë me një vallëzim plot hare, sepse edhe duke rënë, shihte nga pema. Ishte me të vërtetë e lumtur.

Përkula kokën në shenjë respekti, sepse kuptova që kisha shumë për të mësuar nga kjo gjethe.

Pёrktheu nga italishtja: Fatmir Minguli

*Thich Nhat Hanh – Murg budist vietnamez, lindi nё 1926, jeton nё Paris, poet dhe eseist, aktivist për paqen.

“Kur pi çaj, je duke pirё retё”

Të fundit

Zbulohet data/ Kur do të mbyllet rrjeti social ‘TikTok’ në Shqipëri

Platforma e rrjeteve sociale TikTok do të mbyllet më datë 13 Mars në vendin tonë. Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike...

“Madhështorja” Shqipëri

Nga Fatos Tarifa Madhështore! Kjo do të jetë Shqipëria që, në prag të zgjedhjeve parlamentare të këtij viti, kërkon t’u shesë shqiptarëve Sali Berisha. Njeriu...

Reshje shiu dhe temperatura të larta… parashikimi i motit për sot

Ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme për shkak të depërtimit të masave ajrore të lagështa me origjinë...

Shqiptarët “braktisin” euron, bie euroizimi i kredisë për të dytin vit radhazi

Sipas shifrave të Bankës së Shqipërisë, në fund të vitit 2024 kredia në valutë të huaj përbënte 45.3% të portofolit total të sektorit bankar....

Orë vendimtare për partitë, sot afati fundit për dorëzimin e listave për deputetë

Orë vendimtare për partitë politike, të cilat në mesnatë duhet të dorëzojnë në KQZ listat me 186 kandidatë për deputetë për zgjedhjet parlamentare të...

Lajme të tjera

Web TV