Vaksinohen tre personat e parë në Itali. Në Gjermani vaksinën e para e bën 101-vjeçarja

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Profesoresha Maria Rosaria Capobianchi, infermierja Claudia Alivernini dhe operatori sanitar Omar Altobelli, në orën 7:20 kanë qenë 3 personat e parë në Itali që kanë bërë vaksinën anti-COVID. Më pas vaksinën e bënë dhe 3 mjekë infektolog.

Kryministri italian Giuzepe Conte e ka cilësur 27 dhjetorin ‘vakx-day’ si një ditë që do të mbetet në histori.

Ai u shpreh se fillimisht do të vaksinohen mjekët dhe infermierët dhe më pas shtresat më të rrezikuara e në fund e gjithë popullata për të zhdukur virusin.

Gjithashtu vaksinimi kundër koronavirusit filloi sot në Gjermani, disa orë pas dorëzimit të dozave të para. Personi i parë që mori vaksinën ishte 101-vjeçarja, Edith Kwoizalla.

Në konferencën e djeshme për shtyp, Ministri gjerman i Shëndetësisë, Jens Spahn tha se vaksina është thelbësore për t’i dhënë fund pandemisë dhe për të kthyer jetën në normalitet.

Deri më tani, 1,627,103 njerëz janë infektuar në Gjermani dhe 29,422 njerëz kanë vdekur. Ndryshe, të parët në listë për marrjen e vaksinës janë personat më të vjetër se 80 vjeç dhe njerëzit që janë më të rrezikuar.

Aktualisht vendet e BE kanë marrë një sasi dozash simbolike vetëm 10 mijë për çdo shtet, ndërsa duke filluar nga e hëna do të shpërndahen miliona doza./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

OKB-ja akuzon Izraelin për “shfarosjen” e palestinezëve

Organizata e Kombeve të Bashkuara e akuzoi Izraelin se po lë sistematikisht civilët në Rripin e Gazës që të...

Safet Bajri, Astmer Bilali dhe Behar Bajri bëjnë rekurs në Gjykatën e Lartë

Safet Bajri, Behar Bajri dhe Astmer Bilali kanë paraqitur rekurs në Gjykatën e Lartë, pas vendimit të Apelit të GJKKO-së, që i la në...

A është e vërtetë që Hermann Göring kishte një vëlla “të mirë”?

Albert Göring, vëllai i udhëheqësit të fuqishëm nazist Hermann, ishte turpi i familjes: ai kundërshtoi regjimin dhe ndihmoi hebrenjtë falë mbiemrit të tij. Tabela që...

Premtoi vend pune kundrejt parave, GJKKO dënon me 1 vit burg Dritan Lleshin

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka dënuar me 1 vit burg shtetasin Dritan Lleshi, i cili do të duhet...

40 mln euro për një shqiptar, Igli Tare nuk bën shaka te Milani

Milani ka bërë lëvizjen e parë konkrete për të siguruar shërbimet e mesfushorit shqiptar me pasaportë zvicerane, Ardon Jashari, duke paraqitur një ofertë zyrtare...

Lajme të tjera

Web TV