Reshjet e borës zbardhin verilindjen gjatë natës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dëbora ka zbardhur zonën verilindore të vendit tonë mëngjesin e kësaj të diele. Reshjet nisën gjatë orëve të vota të mbrëmjes së djeshme me intensitet të ulët, por pavarësisht, arritën që të vendosin shtresa.

Në zonat malore 800 metra mbi nivelin e detit dëbora shtresa ka arritur nga 4 deri në 15 cm.

Edhe në afërsi të tunelit të Kalimashit, pjesë e rrugës së kombit, trashësia e dëborës arriti deri në 15 cm.

Mjetet dhe makineritë borëpastruese punuan përgjatë gjithë segmentit nga Kalimashi në Morinë për pastrimin e dëborës dhe hedhjen e kripës në rrugë.

Në mëngjes situata është stabilizuar ndërsa reshjet janë të papërfillshme. Një pjesë e tyre që përfshinë ultësirën e Kukësit thuajse janë shkrirë totalisht.

Sipas informacioneve nga shtabi i emergjencave, këto reshje nuk kanë sjellë probleme në transport pasi të gjithë akset rrugore janë të qarkullueshme ndërsa nuk është ndërprerë furnizimi me energji elektrike.

Edhe zona e Shishtavecit është mbuluar nga dëbora teksa ka vendosur një shtresë të bardhë mbi ndërtesat e ulëta dhe automjetet./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Pse rusët kanë fituar gjithmonë në samite?

Nga Federico Rampini, Corriere della Sera Historia është një shenjë e keqe, vetëm disa orë para samitit të Alaskës. Pavarësisht...

Ky është i burgosuri që minutat e fundit të jetës foli veç për një poezi…

Poshtë nënkresës, në spitalin e burgut, Mirash Ivanaj mbante një poezi që ia kishte dhënë dikush dhe që ai donte të shihte dritën e botimit. Një prej...

Drejtuesit mbi 70 vjeç rrezikojnë të humbin patentën për shkak të një testi

Ndryshimet në ligje janë nxitur nga rritja e ndjeshme e aksidenteve të rënda rrugore ku përfshihen drejtues mjeti mbi 60 vjeç. Drejtuesit e mjeteve në...

Dashuria për Coca Cola i solli Guinness, koleksionon mbi 5600 objekte unike

Një fanse e pijeve të gazuara nga Karolina e Veriut rimori një titull në Librin e Rekordeve Botërore Guinness kur koleksioni i saj i...

Si të mbroni telefonin tuaj nga nxehtësia ekstreme këtë verë

Ka gjëra që mund të bëni për të mbrojtur pajisjen tuaj nga nxehtësia e lartë. Pushimet verore kanë mbërritur dhe shumë prej nesh do të...

Lajme të tjera

Web TV