Qarkullonte me pistoletë në brez, si u arrestua në lokal i rrezikshmi në Kurbin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia e Kurbinit ka vënë në pranga një 51-vjeçar, i cili qarkullonte me armë në brez. Burri me inicialet O.R u arrestua në flagrancë brenda një lokali, ndërsa policia bëri sekuestrimin e pistoletës dhe një krehëri me 7 fishekë.

Si rezultat i kontrolleve të shtuara dhe informacioneve të marra në rrugë operative se një shtetas qarkullonte me armë zjarri me vete, forca e posaçme “Shqiponja”, në bashkëpunim me Komisariatin e Kurbinit, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Gjorëm”. Në kuadër të operacionit, është bërë lokalizimi i personit të dyshuar i cili ishte futur në një lokal në fshatin Gjorëm, Kurbin.

Gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj shtetasit O.R, Policia i gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë, me një krehër me 7 fishekë. Në përfundim të veprimeve të para hetimore, nga Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kurbin u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit O.R., 51 vjeç, banues në Kurbin.”, njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin, për veprën penale “Armëmbajtje pa leje”./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Tërmeti me magnitudë 6.3 ballë “shkund” këtë vend, ja ku ishte epiqendra

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.3 ballë të shkallës Rihter goditi sot rajonin kilian të Antofagasta, njoftoi Qendra...

Kultivimi i kanabisit mjekësor në Shqipëri, ministrja jep detaje

Ministrja e Bujqësisë, Anila Denaj, foli sot lidhur me ligjin për kultivimin e kanabisit për qëllime mjekësore në Shqipëri. Denaj tha se janë caktuar 10...

Ndryshimet klimatike/ Shqipëria, nga klimë mesdhetare drejt asaj subtropikale

Mëngjesin e 20 janarit, ndërsa përgatitej të raportonte temperaturat e ajrit në Tiranë për Institutin e Gjeoshkencave, vrojtuesi Islam Kola u befasua nga rezultatet. Atë...

Rama ironizon opozitën: Çdo tango me Kujtim Gjuzin, do krijonte lëkundje!

Kryeministri Edi Rama është takuar sot me të rinjtë e Partisë Socialiste ku ka dhënë mesazhin se mazhorancës i duhet një frymë e re...

Ish-zëdhënësja e Sali Berishës: Ju tregoj lidhjen familjare me Edi Ramën!

Ish-zëdhënësja e Sali Berishës, Erla Mëhilli, ka zbuluar lidhjen familjare që ka me Kryeministrin Edi Rama. Ajo ka treguar se lidhja e saj me Ramën...

Lajme të tjera

Web TV